Zyrtarë të MPB-së kanë thënë se janë duke e pritur raportin përfundimtar nga OSHP-ja, ku në bazë të këtij vendimi ato do të vazhdojnë me hapa të mëtutjeshëm.
Rroksana Qarri, zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka thënë se kanë pranuar raportin e ekspertit shqyrtues të OSHP-së ku, sipas saj, shumë shpejt do të pranojnë edhe vendimin përfundimtar nga ky organ. “Autoriteti kontraktues – MPB-ja, më datën 09 gusht 2016 ka bërë publikimin e njoftimit për dhënien e kontratës në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, por pas pranimit të ankesave kemi pranuar vendimin për pezullim nga OSHP-ja. Gjithashtu kemi pranuar edhe raportin e ekspertit shqyrtues – OSHP-së, kurse tani jemi në pritje të vendimit përfundimtar të panelit shqyrtues – OSHP-së, vendim të cilin shpresojmë së shpejti do ta pranojmë, të cilin pastaj jemi të obliguar ta zbatojmë”, ka thënë ajo.
Sipas saj, afati me tabela provuese do të vazhdojë deri në marrjen e një vendimi të ri nga ana e Ministrisë.






















