Më 6 tetor 2013, Albert Berisha, atëherë 27-vjeçar, ishte nisur t’i bashkohet grupit terrorist “Al Nusra”, por pasi u kthye në Kosovë ai deklaroi se është bërë pishman. I njëjti në shkrimin e tij, të botuar në vitin 2013 (“Heronjtë ‘e Spanjës’ dhe ‘tradhtarët’ e Sirisë”) në gazetën “Besimtari” bën thirrje për xhihad dhe për krenarinë e të qenit shqiptar muxhahedin.
http://besimtari.com/heronjte-e-spanjes-dhe-tradhetaret-e-sirise/.
“E njëjtë është situata edhe me shqiptarët që luftojnë në Siri, ata kanë një ideal, kanë një qëllim, kanë një obligim, kanë një rrugë të cilën e trasojnë me krenari, kanë një xhihad për të bërë që i pëlqeu apo s’i pëlqeu Halilit apo dikujt tjetër, kjo është duke ndodhur. Shqiptarët janë muxhahida krenarë që bëjnë xhihadin kur është e nevojshme”, shkruan në Berisha.






















