Pas deklaratave të cilat ministri i diasporës i Qeverisë së Kosovës Valon Murati i cili ka thënë se “pozita e privilegjuar e komuniteteve joshqiptare, e veçanërisht ajo e komunitetit serb, është njëra prej arsyeve kryesore për emigrimin e shqiptarëve të Kosovës”, organizatat e shoqërisë civile të komunitetit serbë dhe komuniteteve tjera joshqiptare, të firmosura më poshtë, kërkojnë nga Qeveria të kërkoj falje dhe që urgjentisht ta shkarkoj ministrin Muratin.
Organizata shprehen se kjo deklaratë e cila vjen nga ana e një funksionari të lartë të Qeverisë, edhe njëherë po e zbulon cinizmin dhe hipokrizinë në mesin e elitës politike në Prishtinë kur bëhet fjalë për përkushtimin në ndërtimin e një shoqërie multietnike, njëkohësisht tregon se frika te komuniteti serbë dhe te komunitetet tjera është e arsyeshme lidhur me diskriminimin dhe mosrespektimin e të drejtave të tyre të garantuara, të cilat mbesin vetëm shkronja të vdekura në letër.
Në deklaratën e këtyre organizatave thuhet:Deklarata e zotëri Muratit është njëkohësisht edhe shumë e rrezikshme dhe paraqet vazhdimin e mënyrës së tanimë të njohur që për të gjitha dështimet e elitës politike në Prishtinë fajtorin ta kërkoj te komuniteti serbë. Deklaratat e tilla na dërgojnë drejtë mobilizimit të njerëzve në baza etnike, e cila është drejtuar para së gjithash kundër komunitetit serbë dhe në mënyrë të drejtpërdrejt e rrezikon sigurinë fizike të qytetarëve dhe të pasurisë së komuniteteve joshqiptare.
Manipulimi me pakënaqësinë e komunitetit shumicë me gjendjen socioekonomike dhe artikulimi nëpërmes ndarjeve etnike nga ana e elitës në Prishtinë duhet të ndërpritet. Komunitetit serbë edhe më tutje u janë të freskëta ngjarjet e 17 marsit të vitit 2004, si dhe demonstratat shkatërruese të fundit në Prishtinë.
Përfundimisht, në këto treva duhet të krijohet respektimi i principeve të përgjegjësisë politike për deklaratat e dhëna për publikun të cilat drejtpërsëdrejti na dërgojnë drejtë formësimit të armiqësive ndëretnike dhe minojnë procesin politikë të deritanishëm në Bruksel.
Përgjegjësia për marrëdhëniet ndëretnike në një shoqëri gjithmonë qëndron te komuniteti shumicë I cili me veprimet e veta duhet t’i bind pjesëtaret e komuniteteve joshqiptare me sinqeritetin dhe dëshirën për pajtim. Jemi dëshmitarë të faktit se deklaratat e tilla nuk i kontribuojnë bashkëpunimit dhe se elita politike në Prishtinë nuk është e gatshme edhe më tutje që të pranoj kërkesat legjitime dhe të drejtat e komuniteteve tjera.
Organizatat të cilat e kanë mbështetur këtë komunikat: 120 organizata dhe individ të komuniteteve joshumicë dhe anëtarë të Rrjetit Strategjik Aksional.