Një procedim penal ka nisur ndaj kreut të komunës, Gostimë në Elbasan, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Investigimi ndaj shtetasit Q.B., 51vjec, banues në fshatit Shtërmen, nisi pas depozitimit të një kallëzimi penal nga shtetësja K.L., banuese në fshatin Shtëpanjë-Elbasan.
Ai akuzohet se nuk ka ushtruar detyrën e tij edhe pse ka patur një shkresë nga ZVRPP Elbasan, për të ngritur një grup pune për të përcaktuar kufijtë e pronës mbi tokën në pronësi të saj, duke i sjellë konflikte me shtetas të tjerë.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.















