Partia Demokratike ka reaguar ndaj shtyrjes së afatit për shlyerjen e kamatëvonesave për energjinë elektrike deri më 31 mars. Reila Bozdo në një dalje nga selia blu e cilësoi si arrogante dhe cinike faktin që Ministri i Energjitikës dhe Drejtori i OSHEE të flasin për skema lehtësuese. Ajo tha se Edi Rama, Ministri dhe Drejtori i OSHEE janë krijuesit, organizuesit e zbatuesit e skemës shkatërrimtare energjitike për qytetarët e familjarët, duke i ngarkuar ata me fatura abuzive, duke i vendosur gjoba mbi këto fatura, duke mos dëgjuar ankesat e tyre, duke i rrjepur deri në qindarkën e fundit, duke i burgosur, dhe shpesh duke i shtyrë në akte dëshpërimi vetvrasjeje. “Rasti dramatik i Qamil Zelës, i Llazi Nasit, i babait në Shkodër që donte të shpëtonte jetën e djalit 7 vjecar, janë akuza të drejtpërdrejta për qeverinë. Skema e lehtësimit, është e kundërta e represionit që është duke aplikuar qeveria. Ka vetëm një skemë lehtësuese për qytetarët; Të ulet çmimi i energjisë elektrike me të paktën 14%, aq sa premtoi Edi Rama në fushatë. Të anulohen menjëherë faturat abuzive. Të shqyrtohen menjëherë ankesat e qytetarëve. Të falen kamatvonesat. Të faturohen në mënyrë të rregullt mbi bazën e konsumit. Vetëm kjo skemë merr parasysh realitetin dhe shqetësimet e qytetarëve. Të tjerat janë fjalë dhe vetëm fjalë”, u shpreh Bozdo. Sipas saj, qytetarët e ngritën zërin me 22 nëntor, në protestën më masive të viteve të fundit dhe at kërkojnë zgjidhje. Bozdo deklaroi se nëse zgjidhja nuk vjen, qytetarët do të mblidhen edhe më të shumtë, edhe më të vendosur në protestë popullore.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















