Sali Berisha ka denoncuar sot “Funksionimin skandaloz të komisariatit dixhital, heshtjen e tij para krimit të radhës të pushtetarëve!”.
Me një postim në Facebook, ish-kryeministri denoncon se në makinën e Nokës në Lezhë mbahen armë, por policia nuk ndërhyn.
Ish-kryeministri ka paraqitur denoncimin e “qytetarit dixhital:
“Pershendetje Doktor. Duke ju uruar shendet te poté dhe dune qene sé jeni i vetmi ze i shqiptareve ne parlament desha te denoncoj nje rast. Dinastia e krimit Noka ne Lezhe Po fuqizohet me shpejtesi me perkrahjen e policise se tahirit. Eshte denoncuar ne dy raste ne komisariatin dixhital se ne automjetin e tyre Mitsubishi AA 777 AG ne sediljen e pasme poshte eshte fshehur nje arme, por policia nuk vepron deri sa te ndohge nje krim. Po ju dergoj dhe dy numrat e raportimeve te komisariatit dixhital Nr.45066 para nje muaj dhe Nr.49309. Deshiroj te mbetem anonim Pasi nuk garantoj dot sigurine time. Faleminderit.”
















