“Shumë e padrejtë po ju bohet institucionalistave. Edhe pse LDK thotë e ka Qeverinë, Thaçi edhe e ndali trenin edhe tash don me bo ushtrinë pa miqtë ndërkombëtar e pa e parë hiq as Isën e as LDK-në. Së shpejti po flitet se Hashimi ka me u rritë rrogat shërbyesve civil…”ka shkruar Arifi në profilin e tij në “Facebook”.
Kjo deklaratë e Arifit vjen pas qëndrimit të nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, i cili sot tha se iniciativa e Thaçit për formimin e Ushtrisë është e ngutshme dhe se s’ka Ushtri pa SHBA-në dhe NATO-n.























