Prokuroria e Katanias nëpërmjet një deklarate për mediat zyrtarizoi sot dorëzimin e dosjes “Habilaj” në Prokurorinë e Përgjithshme në Shqipëri. Një ekip i posaçëm hetimor është nisur me mision në Tiranë, posaçërisht për këtë çështje, pasi disa prej të dyshuarve si pjesë e grupit të trafikut të drogës nuk janë arrestuar ende.
“Financierët e Komandës Provinciale të Katanias janë drejtuar në ditët e mëparshme, me mision në Tiranë (Shqipëri)”,- thuhet në njoftim.
Më tej prokuroria e Katanias konfirmon se prokurorisë shqiptare i janë dorëzuar dosjet për shtetasit e tjerë shqiptarë që nuk janë arrestuar ende.
“Janë dorëzuar aktet lidhur me ndjekjen penale në Prokurorinë e Përgjithshme shqiptare”, citohet më tej në deklaratën e Prokurorisë së Katanias.
Komunikata e plotë:
Mbi delegacionin e kësaj Prokurorie Qarku, në fushën e hetimit të njohur në mënyrë konvencionale si “Trëndafili i Erërave” që ka parë ekzekutimin e një urdhri arresti me burg lëshuar nga GIP (gjykatës i hetimit paraprak) i Gjykatës së Katanias kundrejt 11 subjekteve që i përkasin një organizate kriminale italo-shqiptare kushtuar trafikut ndërkombëtar të substancave narkotike dhe armëve, Financierët e Komandës Provinciale të Katanias janë drejtuar në ditët e mëparshme, me mision në Tiranë (Shqipëri).
Ushtarakët në Bërthamën e Policisë gjyqësore të Katanias- mbështetur nga kolegët e shërbimit të Bashkëpunimit ndërkombëtar të Policisë së Departamentit të Sigurisë Publike- Interpolit, të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza Reparti II dhe Drejtimit Qendror të Shërbimeve Antidrogë – kanë dorëzuar aktet e lidhura me ndjekjen penale në argument ndaj Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare dhe kanë marrë pjesë në fazat e lidhura me arrestimin e një prej 4 subjekteve të kombësisë shqiptare, që nuk janë gjurmuar në territorin italian dhe të gjithë marrësve të mandatit të arrestimit ndërkombëtar lëshuar nga GIP (gjykatës i hetimit paraprak) ose me kërkesë të kësaj Prokurorie.
Në veçanti, bëhet fjalë për Seiti NEZIR (Lindur në Shqipëri më 30.03.1977) në rolin e tij të referentit logjistik dhe përgjegjës për zbarkimet në Itali të lëndëve narkotike në fushën e përbërjes shqiptare të organizatës përfaqësuar edhe nga Moisi Habilaj (1978), organizator i parë i trafikut fitimprurës dhe nga bashkëpunëtorët e tij Maridian Sulaj (1988) dhe Fatmir Minaj (1962) tashmë të arrestuar në territorin raguzian në agimin e 14 tetorit, u.s.
Kundrejt Seiti NEZAR dhe të arrestuarve të tjerë me kombësi shqiptare, për hetimet e kryera nga policia e Tiranës, është konstatuar, në krye të shoqatës kriminale ndërkombëtare, një ngarkesë e mëtejshme marijuane nga Shqipëria drejt Italisë me afro 4 mijë kg sekuestruar në shtetin e huaj edhe në vijim të shkëmbimin informativ realizuar nga autoritetet gjyqësore.
Kujtohet se organizata italo-shqiptare në vitet e fundit kishte arritur të transportonte në Itali nga bregu shqiptar më shumë se 3500 kg marijuanë që sekuestrohej, në shumë raste, në rrjedhën e hetimeve të gjata e komplekse. Shoqata e krimit, disponueshmëria e armëve dhe municioneve e së cilës u konstatua me ekzekutimin e sekuestrove të armëve të zjarrit tip Kallashnikov dhe qindra municioneve, kishte përftuar kontrollin e importit nga Shqipëria të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike të tipit marijuanë, që më pas përdoreshin për të furnizuar sheshet me shpërndarje si në Katania ashtu edhe në provincat e Raguzës dhe Sirakuzës, duke realizuar një xhiro prej më shumë se 20 milionë eurosh.
Bashkëpunimi ndërkombëtar mes Autoriteteve Gjyqësore – favorizuar nga puna e personelit të Interpolit, të DCSA dhe të Komandës së Përgjithshme të Trupës së Guardia di Finanzas , ka dhënë miratimin për të përfunduar në mënyrë efikase ekzekutimin e masës gjyqësore lëshuar nga GIP i Gjykatës së Katanias.
























