Zbulohen detaje rreth jetës së kreut të ri të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo. Ai prej 18 muajsh ai mbante detyrën e zv.drejtorit të SHISH. Ndërsa rezulton se ka dy identitete nga plotësimi i formularit të vetë deklarimit për ligjin e dekriminalizimit.
Ai mban edhe emrin Johan Bendo, për të cilin sqaron se e ka emrin e pagëzimit dhe që e përdorte gjatë qëndrimit në Greqi. Gjatë periudhës korrik 1991 deri në nëntor 1993 ka qëndruar në Greqi në Evia, Lutsa dhe Athinë si emigrant.
Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë.























