Për të shuar zjarrin dhe për të parandaluar zgjerimin e tij ishin mobilizuar zjarrfikësja dhe forca tjera të shpëtimit.
Për shkaqe sigurie, është dashur të bllokoheshin përkohësisht rrugët automobilistike A13 dhe H13. Ato nga ora 19.30 janë të bllokuara tërësisht edhe për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e gurëve. Sipas mediave zviceriane nuk ka asnjë të lënduar si pasojë e këtij zjarri. Por, për shkak të erës që frynte, zjarri mund të përhapej edhe më shumë, kështu që në orët e vona të natës, po vazhdonin punët për shuarjen dhe izolimin e zjarrit. Mbetet i panjohur shkaku i shpërthimit të zjarrit.






















