Fillimisht, ata u ngjitën nëpërmjet ullukut në katin e tretë të një ndërtese , pastaj thyen dritaren e një apartamenti dhe u pregatitën për një plaçkitje.
Kur pikasën efektivë të policisë, tentuan t’ia mbathnin por një porej tyre u arrestua. Ngjarja ndoshi në natën mes së dielës dhe së hënës në rrugën “Don Minzoni” në Vimodrone, Milano, Itali.
Sipas medieve lokale, në pranga është vënë një 30-vjecacr shqiptar, i akuzuar për vjedhje, shkruan Syri.net.
Ajo që pikasi dy hajdutët dhe telefonoi policinë ishte një fqinj, raportojnë mediat lokale.
Sapo pikasën karabinierët, hajdutët zbritën nga ulluku dhe u përpoqën të largoheshin. Një prej tyre u arrestua, ndërsa tjetri, i cili dyshohet se është shqiptar gjithashstu, arriti të largohej.
Mëngjesin e sotëm, ndaj 30-vjeçarit të arrestuar u dha nga gjykata masa e sigurisë së arrestit me burg.















