Rreth 10 mijë rrënjë kanabis janë gjetur dhe asgjësuar në njësisë administrative Pult, në Malsinë e Dukagjinit në Shkodër dhe kryetari kësaj njësie administrative, Tom Marku, është vënë në pranga.
Në banesën e këtij të fundit është gjetur një armë dhe një sasi lënde narkotike, njofton sot policia.
Bimët narkotike të mbjella në 46 parcela ishin gati për t’u korrur.
Në aksion, morrin pjesë 9 grupe të FNSH-së (Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë) së Shkodrës.















