• Latest
  • Trending
  • All

Zhurmuesit kundër mendimit të lirë

21/02/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Zhurmuesit kundër mendimit të lirë

21/02/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Jakup Krasniqi

Në shoqërinë e sotme shqiptare, segmenti më i organizuar, ndoshta edhe në mënyrë sado spontane, gjë që është vështirë për t’u besuar kjo, janë zhurmuesit e paguar (apo edhe vullnetarë të rastësishëm), të mendimit të lirë, të fjalës së lirë, të shprehjes së lirë dhe të ndërgjegjësimit qytetar për reagim të natyrshëm dhe të organizuar.

E gjithë kjo për ndryshime pozitive në shoqërinë shqiptare në përgjithësi e veçmas në shoqërinë tonë në Kosovë. Këta zhurmues i hasim kudo ku ka shqiptarë, brenda dhe jashtë atdheut. Pas krijimit të koalicionit të madh (PDK-LDK), të tillë janë bërë goxha shumë, duke u shndërruar në rrezik permanent dhe serioz për lirinë, për demokracinë dhe për debatin e fjalën e lirë. E vetëkuptueshme, derisa po krijohet kështu një grup i madh klientelistësh që do të ndihmojnë në forcimin e mëtejmë në kapjen e çdo segmenti shtetëror dhe publik nga grupe parapolitike. Gjendja e sotme në shoqërinë tonë seç ma kujtoi një debat që e patëm zhvilluar fare në fillim, kur po bisedonim për të themeluar subjektin politik pas luftës çlirimtare: Partinë e Progresit Demokratik të Kosovës (PPDK), paraardhësja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Gjatë diskutimeve, në një moment sikur u ngatërruan dy çështje tejet të kundërta, demokracia dhe guximi. Në një situatë të tillë e pata marrë fjalën duke thënë: “Unë e kam guximin që të shaj në mënyrën më banale çdonjërin nga ju apo cilindo, por kjo nuk ka asnjë lidhje me demokracinë”. Demokracia nuk është sharje, fyerje a denigrim apo shumësi primitive e mujsharëve. Pra njeriu ynë duhet ta kuptojë se në guximin që dikush mund të thirret, mbase mund të jenë muskujt, mund të jenë hekurat me barot, mund të jenë sharjet e fyerjet e çdo lloji, por këto gjëra apo kategori jo vetëm që s’kanë lidhje me demokracinë, por janë një primitivizëm i skajshëm, i cili mund të prodhojë gjithçka tjetër,veç demokracisë. Ky primitivizëm apo barbarizëm mund të shfaqet në forma të ndryshme, bie fjala, si u shfaq tirania e kryeministrit maqedonas, i cili përmes shërbimit të shtetit ka kontrolluar gjithçka dhe ka përgjuar dhjetëra mijëra njerëz. Nuk besoj që edhe tek ne, në Kosovë, jemi diç më mirë. Mbase ne jemi edhe më keq sesa maqedonasit!

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në një situatë të tillë, natyrshëm shtrohet pyetja: çka synojnë dhe cila është gjuha që përdorin zhurmuesit, këta armiq të demokracisë, të mendimit e të fjalës së lirë? Siç janë të ndryshme shfaqjet e zhurmuesve,e shumëllojtë është edhe gjuha që e përdorin ata, por qëllimin e kanë të përbashkët, heshtjen e mendimit të kundërt, të ideve të kundërta e të fjalës së lirë. Ata synojnë konservimin e pushtetit, mbajtjen e tij të kapur nga njerëzit që nuk respektojnë asnjë normë ligjore e kushtetuese.

Në rastin tonë, zhurmuesit shfaqen në tri forma: 1. Mbjellja “intelektuale” e defetizmit; 2. Gjuha fyese, me gjoja “kulturë” të lartë; dhe 3. Sharje dhe kërcënime primitive, le ta themi e një egërsie si ajo “pronto”-ja e famshme.

Zhurmuesit e formës së parë sikur kanë për qëllim ta topitin çdo mundësi dhe vullnet qytetar për ndryshim. Për të arritur qëllimin e tyre, këta zhurmues kryesisht kanë një retorikë shprehëse në stilin “të gjithë politikanet janë njësoj”, “ju, politikanë, nuk keni asnjë ndryshim”, “të gjithë jeni mashtrues”, “të gjithë jeni hajna, të korruptuar…” e të ngjashme. Kjo formë e zhurmimit është vrasje e besimit se mund të ndryshohet diç dhe është thjesht një thirrje për të vazhduar sundimi tiranik. Kjo s’është asgjë tjetër, pos një propagandë defetiste, e cila në një formë edhe e ka nxitur shpërnguljen e shqiptarëve në drejtim të vendeve demokratike. Të mbjellësh defetizmin, sigurisht që do të korrësh humbjen e shpresë.

Në rastin tonë, ikjen për ngjalljen e shpresës diku tjetër, për një jetë më të mirë.

Zhurmuesit e formës së dytë kanë të njëjtin qëllim si të parët. Këta janë intelektualë xhahilë, janë fare pak të dijshëm, por janë më të lehtë për t’u yshtur për fyerje të shumëllojta që përcillen me fjalë banale. Tipat e tillë të vetmin argument kanë fyerjet me një arsenal banalitetesh, sikurse “ju jeni më m.. se ata”, “edhe ju keni ngrënë… në një grazhd me ta”, “ku ishit më herët shk…” e të ngjashme. Këta tipa dinë të relativizojnë çdo dështim të qeverisë! Sigurisht se përsa u tha nga shembujt më të lehtë, janë format më të buta të mundshme të zhurmimit. Por, edhe këta për qëllim kanë të pengojnë çdo ndryshim pozitiv në shoqërinë shqiptare. Të tillët i mundon së tepërmi niveli i njeriut të kulturuar, i intelektualit atdhetar, prandaj jo rrallë i përsërisin epitetet e armikut, te cilat i nxjerrin nga arkivat e demonstratave të viteve ’80 e ’90, por gjithsesi nuk kursehen të shkojnë edhe përtej tyre.

Ndërsa zhurmuesit e formës së tretë kanë fjalor të paskrupullt, të pacipë e agresiv, të mbushur me sharje që ia kalojnë edhe sharjeve të aferës ‘Pronto”. Nuk ka asnjë dyshim se këta janë ithtarët dhe kultivuesit e një fjalori të pështirë më të cilin irritohet çdo njeri me zhvillim normal psikik e fizik. Të tillët nuk hezitojnë, në jo pak raste, as të kërcënojnë verbalisht, se sa për sms-të, ato janë përditshmëri tashmë. Kjo farë e keqe, jo rrallë edhe duke maskuar identitetin (në rrjetet e ndryshme sociale si dhe portale nga më të ndryshmet), bëhen“trima” por në esencës ’janë veçse frikacakë e mburravecë të rëndomtë. Ata mendojnë se e gjithë bota janë si soji i tyre prej frikacaku. Kam bindjen se këta njerëz udhëhiqen nga një dorë e fshehtë, nga një mekanizëm i koduar për luftë speciale. Nuk ka dyshim, këta njerëz janë të zhveshur nga morali, etika apo edukimi elementar tradicional shqiptar. Ky lloj i njerëzve është prezantimi më i keq që mund t’i bëhet kombit shqiptar. Lexuesi të më falë që nuk po i evidentoj sharjet e tyre,meqenëse nuk ma lejon kultura intelektuale dhe edukimi tradicional kombëtar. Besoj se këto shëmti nuk janë të panjohura për lexuesit e vëmendshëm, sidomos lexuesi i disa portaleve që janë krijuar enkas për këtë nivel komunikimi, që edhe udbashët e Milloshit do t’ua kishin zili. Këta janë më të yshturit për përhapjen e frikës kudo ku shpresojnë t’ia arrijnë qëllimit. Këta e kanë gatishmërinë për të shantazhuar çdo segment që është në shërbim te ndryshimeve pozitive.

Të tri format e përmendura të zhurmimit janë të programuara që të veprojnë kundër çdo progresi të mirëfilltë shoqëror, të zhvillimeve aq të domosdoshme si shtetit tonë të brishtë.

Konsideroj se të paktë shefat e këtyre tipave duhet ta dinë se me forma të tilla nuk mbahet pushteti. Me forma të tilla kërcënimi, shantazhi, madje as me format e burgimit, të dëbimeve e të vrasjeve politike nuk ia doli t’i ndalte ndryshimet demokratike as regjimi i Tito-Millosheviçit përmes UDB-së,“regjim” apo“sigurim” i cili jo vetëm që nuk ia ka arritur qëllimit për të mbytur dashurinë për liri e atdhe, për mendim e fjalë të lirë, por na i pati ngjallur dhe shumëfishuar energjitë e vullnetin për liri, atdhe e çlirim.

Edhe Shërbimet e partive të koalicionit të tashëm (që i kanë paraprirë koalicionit), ndonëse në ilegalitet, përmes kërcënimeve, fyerjeve e sharjeve po mundohen ta imitojnë pararendësen e tyre (UDB-në) dhe formate tjera antinjerëzore e antiligjore, që përmes frikës t’i mbajnë nën zap të drejtat dhe liritë qytetare, të cilat i fituam pas shumë sakrificave. Në ndonjë rast me vjen tepër keq që flasim të njëjtën gjuhë dhe i përkasim të njëjtit komb me këta dykëmbësh, ndonëse gjuha e tyre është gjuhë e klithmave të paartikuluara gjuhësisht e njerëzisht.

Si përfundim, një gjë kujtoj se duhet të jetë e saktë: format e tilla të veprimit jo vetëm që nuk do t’ia arrijnë qëllimit për shmangie a tërheqje nga fjala e lirë, nga debati intelektual, nga idetë progresiste, edhe kur mund të jesh përgatitur për diçka të tillë, por përkundrazi, veprimet e tilla nxitin adrenalinën dhe efekte të tjera të motivimit e të mobilizimit pozitiv, fizik, psikik, politik, intelektual, njerëzor e atdhetar për veprim, në shërbim të lirisë e të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës. Ndoshta tek njerëzit që tradicionalisht u ka pëlqyer rehatia, edhe mund të arrijnë ndonjë efekt për tërheqje, por në një shumësi rastesh të tjera janë shtytje për veprime aktive në shoqëri. A nuk ishte kështu edhe kur politika e Beogradit dhe krerët e regjimit titist jugosllav na “shtynin” drejt çlirimit edhe kur na i radhisnin epitetet, kur na vrisnin (si individë e si popull) e na burgosnin e degdisnin me dënime drakonike mijëravjeçare…E pra, gjuha që përdorin sejmenët e qeveritarëve tanë sot e gjithë ditën është nën çdo nivel edukimi e kulture, është, për fat të keq, më denigruese se sharjet e viteve të errëta të robërisë.

Previous Post

Cilat janë problemet e Shqipërisë në këto dhjetë ditë?

Next Post

Nuk ka kohë për lojëra në Europë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Nuk ka kohë për lojëra në Europë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.