Situata në akset rrugore të vendit sot konsiderohet si e përmirësuar, krahasuar me atë të disa ditëve më parë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se “pothuaj të gjithë akset kombëtare qarkullohen pa zinxhirë. Por, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve edhe në orët e mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, për shkak se gjatë nates ka temperatura të ulëta, që shkaktojnë ngrica në rrugë. Këto segmente spërkaten me kripë, skorje dhe granil.
Për ditën e sotme, deri në orën 9:00, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:
TIRANE
Në akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj kalimi kryhet normalisht.Qarkullimi kryhet pa zinxhire, por rekomandohet kujdes ne vendet qe nuk i ze dielli, sidomos ne aksin Qafe Molle-Bize
DURRES
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku.Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.
ELBASAN
Aksi Librazhd – Steblevë eshte i hapur, por ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhire. Aksi Elbasan – Gjinar duhet te kalohet me kujdes nga mjetet e vogla, por per shkak te shembjes ne Shelcan eshte i pakalueshem per mjetet e renda. Ne aksin Elbasan-Librazhd-Qafe Thane eshte bere spërkatje me kripe, qarkullimi eshte normal.Duhen perdorur zinxhiret ne segmentin Lunik –Stebleve .. Qarkullimi behet me veshtiresi ne Shelcan, pjese e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rreshqitja e rruges. Ne akset e tjera te behet kujdes nga ngricat ne rruge gjate oreve te nates dhe oreve te para te mengjesit.
BERAT
Ne segmentin Bogove – Kakruke ka prani ngricash ne oret e mengjesit. Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e tjera te ketij qarku. Te behet kujdes ne segmentet rrugore ku punohet. Rekomandohet te qarkullohet me kujdes ne segmentin Bogove-Kakruke, per shkak te ngricave nga temperaturat e uleta te nates dhe oreve te para te mengjesit.
VLORE
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset. Por ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes te behet kujdes nga ngricat.
GJIROKASTER
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme , sidomos ne oret e mbremjes dhe oret e para te mengjesit, pasi me uljen e temperaturave mund te formohen ngrica ne rruge.
KORÇE
Kompanite e mirembajtjes kane kryer gjate oreve te nates si dhe gjate oreve te para te mengjesit kriposjen e segmenteve apo pjeseve te vecanta te akseve rrugore ku ka patur prezence akulli, per te evituar problematiken nga ky fenomen. Situata paraqitet normale dhe po mbahet nen monitorim . Qarkullimi i mjeteve paraqitet pa probleme. Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e qarkut te Korçes. Por ne oret e mbremjes, nga temperaturat e uleta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet qe mjetet qarkullojne me kujdes dhe te kene edhe zinxhire ne segmente te veçanta, ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes.
KUKES
Jane sperkatur me kripe segmentet ku ka patur prani ngricash. Shume akse qarkullohen pa zinxhire. Ne aksin K.Domaj-Draj Reç ka prani ngricash. Edhe ne akset Bajram Curri – Qafe Morine, B.Curri – Kam dhe B.Curri – Valbone ka ngrica ne rruge nga temperaturat e uleta. Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne keto aksin K.Domaj – Draj Reç , per shkak te temperaturave shume te uleta dhe ngricave ne rruge. Qarkullimi ne akset : Bajram Curri – Valbone, B.Curri – Kam dhe B.Curri – Q. Morine rekomandohet te kryhet me zinxhire.
DIBER
Vazhdon hedhja e kripes ne segmentet ku ka prani ngricash per shkak te temperaturave te uleta.
Ka prani ngricash ne akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi – Qafe Draj, Qafe Bualli-Kraste.
Ne aksin Skurraj – Burrel ka patur renie guresh ne rruge. Kontraktori ka marre masa per pastrimin e rruges ne oret e nates dhe tani qarkullimi ne kete aks eshte normal. Qarkullimi kryhet me zinxhire ne segmentin Dragalice -Stebleve, Zall Dardhe – Qafe Draj dhe Sllove-Kalaja e Dodes, Qarkullimi kryhet me zinxhire ne aksin Qafe Bualli-Kraste
Kalimi rekomandohet te behet me zinxhire edhe ne aksin U.Qytezes – Zerqan.
SHKODER
Per shkak te temperatura te uleta te nates, po behet trajtimi me kripe i akseve. Ne Razem ka patur reshje te lehta bore rreth 5 cm. Jane marre masat me pastrim dhe kriposje. Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjithe akset. Te behet kujdes nga ngricat ne oret e para te dites dhe ne oret e mbremjes, pasi temperaturat jane te uleta. Rekomandohet qarkullimi me zinxhire ne segmentin Vrith – Razem.
FIER Nuk ka probleme per qarkullimin. Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier – Lushnje.
LEZHE
Nuk ka probleme per qarkullimin. Te gjitha akset jane te pastruar, por vazhdon trajtimi me kripe per shkak te temperaturave te uleta. Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.















