• Latest
  • Trending
  • All

Ç’faj kam unë për sulmet në Paris?

09/01/2015

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 23 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Ç’faj kam unë për sulmet në Paris?

09/01/2015
in Aktualitet, Opinion

Burhan Seferi

Sulmet ndaj Charlie Hebdo tronditën botën. Dymbëdhjetë persona u vranë, të cilët ishin cekur me emra para se të vriteshin një nga një. Sulmin e kritikuan e gjithë bota, presidentë, kryeministra, klerikë fetarë dhe qytetarë të ndryshëm.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

I mençur është ai që përfiton nga ngjarja, që mos të ndodhë më kurrë. Edhe pse vrasësit ende janë si të dyshuar, rrjetet sociale dhe propaganda mediatike tregoi joprofesionalizmin e saj kur është në pyetje Islami dhe myslimanët. Shumë gazeta, televizione dhe portale vrapuan që një vrasje ende pa u arrestuar dhe pa dalë para gjykatës, e gjykuan si terrorizëm Islamik, duke mos e respektuar rregullin se “njeriu është i pafajshëm derisa gjykata ta vërteton të kundërtën”.

Në të gjitha anët eksplodoi urrejtja ndaj myslimanëve, thuajse për një vrasje të disa individëve, të gjithë myslimanët janë fajtorë. Por le të përfitojmë nga ngjarja, me qëllim që të mësojmë se si ta shikojmë dhe vlerësojmë një ngjarje, pa nxituar në gjykime që ndoshta një ditë vetja do na duket qesharak.

1. Përgjithësimi i rastit. Pse çdoherë që një mysliman kryen ndonjë vrasje, fajin duhet ta marrin të gjithë myslimanët, të cilët vrapojnë të distancohen, ndërkohë që vrasjet e feve tjera mbesin individuale dhe askush nuk distancohet?

Rastet e fundit, ku në Suedi dhe Francë janë djegur disa xhami, asnjë nga myslimanët nuk e ka përgjithësuar duke ia hedhur fajin një feje apo kombi. Vrasjet, krimet dhe dhunimet, por edhe gjithçka që kryhet nga një individ, asnjëherë nuk duhet të përgjithësohen duke e akuzuar një popull të plotë.

Gjatë djegies së xhamive, myslimanët u treguan të butë, vazhduan që t’i riparojnë xhamitë e tyre, kjo ishte arsyeja që një suedez, mu gjatë sulmeve pranoi Islamin.

Nëse ne vazhdojmë t’i përgjithësojmë vrasjet individuale duke fajësuar një shtet, fe apo komb, të nderuar, na tregoni cila fe, shtet apo komb do të mbetet pa faj? Po vetëm në Algjeri, mbi 900.000 algjerian janë vrarë nga kolonia franceze, a duhet që ta fajësojmë çdo qytetarë të Francës për krimet e tilla? Pse çdoherë duhet të shfrytëzohen vrasje të tilla për tu shprehur mllefi ndaj njëri tjetrit?

Përgjithësimi i veprave individuale çon drejt konflikteve të civilizimeve, konflikte fetare dhe kombëtare, sepse nuk do të mbet një shtet që nuk e ka ndonjë vrasës të tillë, si vrasësi në Paris.

Gjatë ditës së vrasjes, hashtagi më i popullarizuar në Twitter, ishte #KillAllMuslims, duke treguar urrejtje ekstreme ndaj gjithë myslimanëve. A duhet që myslimanët ta bëjnë hashtagin #KillAllJews vetëm pse ushtria izraelite vranë palestinezët dhe burgos fëmijët? Por kjo nuk është normale, fundja nuk është as prej burrërisë.

2. Liria e të shprehurit. Thuajse çdo gazetarë dhe analist, çdoherë e shpreh fjalinë se “liria e të shprehurit shkon deri kur të cenohet nderi i tjetrit”. Ky rregull, edhe pse theksohet nga çdo person, asnjëherë nuk respektohet, fundja, asnjëherë nuk është definuar se kush është personi që nuk duhet t’i cenohet nderi?

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, që moti ka bërë thirrje që të mbahet një konferencë dhe të vendosen ligje ndërkombëtare për mbrojtjen e karaktereve që fetë i konsideron si të shenjta. Kjo thirrje ka hasur në veshin e shurdhër, duke e konsideruar thirrjen si jo serioze, por tani, pasi që i shohim pasojat, e kemi të qartë se ajo ka qenë thirrje serioze, që njëherë e përgjithmonë në botë të vendosen disa ligje që do t’i mbrojnë disa karaktere që fetë i konsiderojnë si të shenjta.

Sulmet në Francë janë pritur që moti, nuk është ditur se kur do të ndodhin, por të gjithë kanë qenë të sigurt se do të ndodhin, sepse kohëve të fundit, myslimanët janë ballafaquar me një islamofobi të paparë si asnjëherë.

3. Profeti Muhammed për myslimanët. Kjo pikë duhet të kihet parasysh, çdoherë nga çdokush dhe kjo lidhet edhe me pikën e dytë, cenimi i nderit të dikujt tjetër.

Myslimanët besojnë se askush nuk mund të jetë mysliman përderisa ta dojë Profetin Muhammed. Në një citat profetik, thuhet: “Nuk ka besuar ndonjëri prej jush derisa të jam unë më i dashur tek ai se fëmija i tij, prindi i tij dhe njerëzit në përgjithësi”.

Nëse e kupton citatin e lartpërmendur, do ta kuptosh se dashuria e myslimanëve ndaj Profetit Muhammed është më e madhe se dashuria ndaj familjeve të tyre, ndërsa prej dashurisë ndaj tij është respektimi dhe zbatimi i urdhrave të tij.

Vrasjet e tilla mund të vazhdojnë nëse vazhdon fyerja dhe tallja me profetion Muhammed, sepse myslimanët nuk e kanë “Papën” e tyre për ta mbrojtur karakterin e shenjtë të myslimanëve, kështu që i marrin në dorë të drejtat për ta mbrojtur individualisht. Duhet të kihet parasysh edhe fakti se institucionet fetare në Evropë dhe botën arabe, shumica janë institucione të korruptuara nga njerëz që u konvenojnë shteteve dhe mbretërve, të cilët flasin kur urdhëron shteti dhe heshtin kur ju thotë shteti. Nga pakënaqësia ndaj institucioneve fetare dhe mosbesimit që e kanë myslimanët ndaj tyre, vije deri te moskontrollimi i ndjenjave dhe emocioneve, duke kryer vepra në krye vete, siç ndodhi në Paris.

Është e vërtetë se bota sot ballafaqohet me një luftë mes civilizimeve, është e vërtetë se zjarrin e ndezin fuqitë botërore, të cilët notojnë mbi gjakun e qytetarëve të shteteve, është e vërtetë se urrejtja mes feve çdo ditë e më shumë po shtohet, por çdo qytetarë qoftë mysliman, i krishterë dhe çifut, duhet të ndihmojë në mirëkuptim mes vete, duke i respektuar parimet e njëri tjetrit dhe duke mos u bërë kukull e shteteve të cilat rritin autoritetin e tyre falë veprave të tilla.

Franca duhet ta merr për shembull Shqipërinë, në një vend ku jetojnë të gjitha fetë, që respektojnë parimet e njëri tjetrit dhe asnjëherë në pluralizëm por edhe në komunizëm nuk është kryer ndonjë vrasje e tillë. Nëse ne si shqiptarë, prej Francës duhet ta marrim modelin ekonomik, ata duhet ta marrin nga ne modelin e bashkëjetesës, sepse liri do të thotë të respektohet besimi i tjetrit, pa dhunë ndaj asaj që e beson dhe e praktikon.

Le të përfitohet nga rastet e tilla, me qëllim që njëherë e përgjithmonë të mbushemi mend.

Post Views: 48
Previous Post

Vodhi shpërblimin e veteranit, arrestohet punonjësja e postës në Novoselë

Next Post

Zhbllokohen akset rrugore nga bora, ARRSH:Perdorni zinxhirë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Zhbllokohen akset rrugore nga bora, ARRSH:Perdorni zinxhirë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.