Nis sot procesi për zgjedhjen e kryetarëve të 15 degëve të Partisë Demokratike në kryeqytet. Në bazë të vendimit të marrë rreth një muaj më parë në takimin mes kryetarit Basha dhe koordinatorëve të PD-së, në qytetin e Tiranës do të zhvillohen zgjedhjet për 11 kryetarë degësh e ndërsa Kamza, Paskuqani, zona Farkë-Dajt si edhe komunat përreth Vorës do të kenë kryetarin e tyre.
Procesi zgjedhor do të zgjasë një javë, ku brenda 7 ditëve do të zgjidhen kryetarët e 15 degëve të PD-së në kryeqytet. Pas këtij procesi, pritet të mblidhet Kuvendi Kombëtar, i cili do të zgjedhë fillimisht Këshillin Kombëtar dhe do të miratojë nëse do të ketë ndryshimet në statusin e selisë blu.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















