Gazeta britanike “The Guardian” ka shkruar një artikull, ku thuhet se politikanët më të lartë në Kosovë do të përballen me akuza për krimet e luftës.
“Figura udhëheqëse politike të Kosovës po ballafaqohen me akuza nga një Gjykatë Speciale e Bashkimit Europian për krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasjet, rrëmbime, dhunë seksuale, dhe abuzime tjera ndaj serbëve dhe minoritetit romë, sipas kryeprokurorit që ka kryer hetime speciale tre vjeçare. Ëilliamson nuk i ka përmendur emrat e të dyshuarve por i ka përshkruar si “zyrtarë të lartë të ish- UÇK’së, të cilët kanë luftuar një një kryengritje kundër regjimit të Slobodan Milosevicit’ Shumë prej komandantëve të UÇK’së kanë marrë pozita udhëheqëse pasi Kosova ka shpallë pavarësinë e saj më 2008”, shkruan e përditshmja britanike.
Guardian thotë se pavarësisht faktit se mungojnë prova për trafikim organesh, ka dyshime të forta se ata janë kryer dhe se ky është një fakt që mund të trondisë edhe vetë SHBA-të dhe qeveritë perëndimore, të cilat ofruan një mbështetje entuziaste ndaj UÇK-së.
The Guardian po ashtu thotë se aktakuzat nuk mund të bëhen publike para formimit të Gjykatës e cila do të themelohet, sipas të gjitha gjasave në Holandë.
















