• Latest
  • Trending
  • All

Zgjedhjet në Greqi, SYRIZA kontrollon 2/3 e Parlamentit

25/01/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Zgjedhjet në Greqi, SYRIZA kontrollon 2/3 e Parlamentit

25/01/2015
in Lajme, Rajoni

“Tërmet” në Greqi, radikalët e majtë të SYRIZA fitojnë zgjedhjet

21:51/ Dalin rezultatet e para zyrtare:

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Rrezultojnë gjithsej 4 740 108 vota të numëruara të personave të regjistruar për pjesëmarrje në votimet e sotme.

Nga 50.17 për qind e votave të numëruara, rezulton parti e parë e këtyre zgjedhjeve, SYRIZA me 35.91 për qind. Me këtë përqindje, Syriza siguron 148 vend enë Parlamentin me 300 deputetë. Por jo vetëm kaq. Sipas ligjit zgjedhor grek, forca politike që renditet e para merr si bonus edhe 50 mandate deputetësh. Kështu në total, Syriza numëron 198 deputetë ose rreth dy të tretat e krejt Parlamentit.

Më tej vjen Nea Dimokratia me 28.31 për qind ose 78 mandate.

Parti e tretë rezulton Hrisi Avgji me 6.37 për qind ose 17./

Më poshtë tabela e plotë:

SYRIZA:  35,90 %

Nea Dimokratia: 28,31 %

Hrisi Avgji: 6,37 %

Potami: 5,83 %

KKE: 5,41 %

PASOK: 4,81 %

Publikohen rezultatet e sondazhit, Syriza kryeson me 10 për qind

syriza

Publikohen rezultatet e exit polls në Greqi për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, SYRIZA rezulton fituese me një avantazh prej të paktën 10 për qind, raporton IBNA.

Nga të dhënat e sondazhit, që u publikua pak minuta më parë, rezulton se Syriza ka arritur të grumbullojë rreth 35-36 për qind të votave.

Nea Dhimokratia e kryeministrit aktual Samaras, luhatte mes 24 deri 27 për qind.

Kurse partitë e tjera janë ndjeshëm inferiore me dy të parat.

Gjithsesi, është ende e paqartë nëse Syriza ka vota të mjaftueshme për të qeverisur e vetme.

Më poshtë tabela e plotë:

SYRIZA:  36-38%

Nea Dimokratia: 26-28%

Hrisi Avgji: 6-7%

To Potami: 6-7%

KKE: 5-7

PASOK: 4.2-5.2

Independent Greeks: 4-5%

Nisin festimet për fitoren e ekstremistëve të majtë

ciprasNdonëse janë publikuar vetëm rezultatet paraprake dhe Exit Polls nxjerrin fituese partinë e së majtës radikale Syriza, në rrugët e Athinës kanë filluar festimet.

Qindra grekë janë mbledhur në zyrat e kësaj partie në rrugët e Athinës dhe me flamuj në duar po festojnë, ndërsa qytetarë të gëzuar po i bien borive dhe shprehen të gëzuar me fitoren e radikalëve.

Në Athinë kanë mbërritur për të mbështetur Syriza-n edhe shume shtetas të huaj. Njëri prej tyre, thotë se është shumë i lumtur që Syriza fitoi zgjedhjet në Greqi.

“Shpresonim dhe tashme gëzohemi që Syriza fitoi. Jemi të lumtur. Na u kthye shpresa. Urime Greqisë. Të mbledhur këtu në qendrën elektorale të Syriza-s janë me qindra grekë. Alexis Tspiras është fituesi i madh i këtyre zgjedhjeve. Mbetet për të parë, se si dhe me kë prej aleateve politikë, Alexis Tspiras do të krijojë qeverinë e re”, shprehet një qytetar.

Syriza apo Nea Dimokratia? Greqia vendos për BE ose në BE me kushte

athine noa

Në Greqi, nisi sot në mëngjes procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në orën 19.00 (18.00 ora e Tiranës), procesi i votimit merr fund.

Televizionet kryesore greke kanë premtuar të publikojnë sondazhet e tyre pak minuta pas hapjes së kutive të para të votimit, e parashikuar rreth dy orë e gjysmë pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit.

Në zgjedhjet e kësaj të diele u thirrën për të votuar për qeverinë e re dhe për Parlamentin me 300 vende, 9 808 760 votues. Mes tyre janë edhe afro 100 mijë shtetas shqiptarë, pjesa më e madhe nga minoriteti grek në Shqipëri.  Ndërkohë që numërohen 19 449 qendra votimi.

Zgjedhjet e sotme janë konsideruar vazhdimisht kohët e fundit si historike dhe mjaft të rëndësishme për të ardhmen e Greqisë. Kjo pasi Nea Dhimokratia e kryeministrit në detyrë Antonis Samaras, thotë se do të çojë para reformat me hapa më të zbutur por pa rrezikuar daljen nga Europa. Kurse Syriza, kandidate e fuqishme për të fituar zgjedhjet, thotë se do të pranonte bashkëpunim të mëtejshëm me BE vetëm duke i vendosur asaj disa kushte, mes të cilave ndalja e reformave antisociale dhe falja e një pjese të mirë të borxhit të jashtëm të shtetit grek marrë nga Brukseli.

Mediat greke njoftuan sot se numërimi nis në 21:30 kur pritet të dalin edhe rezultatet e para.

Sondazhet flasin për një fitore të të majtëve radikalë euroskeptikë të SYRIZAs, që kërkojnë rinegocim ta masave të ashpra antikrizë.

Pasi hodhi votën e tij, kreu i kësaj partie Aleksis Cipras u tha gazetarëve se rrethi vicioz i masave anti-krizë tashmë ka marrë fund.

“Ne do t’i rikthejmë Greqisë dinjitetin, duke lënë pas shkurtimet e vendeve të punës, pagave dhe pensioneve, që u shkaktuan vuajtje miliona njerëzve në mbarë vendin”, – tha z. Cipras.

Ndërsa kryeministri në detyrë, Antonis Samaras, partia e të cilit, sipas sondazheve renditet e dyta, paralajmëroi votuesit për rrezikun që sipas tij i kanoset vendit, duke votuar SYRIZA-n.

“Sot ne vendosim nëse do të ecim përpara, apo do të ndërmarrim një rrugëtim drejt të panjohurës. Jam optimist se askush nuk do të rrezikojë kursin europian të vendit”, – tha z.Samaras.

Mes banorëve të Athinës ka skeptikë se një qeveri e re mund ta ndryshojë gjendjen.

“Kam fëmijë. Kam një punë. Druhem se mund ta humb. Gjithkush mendon sipas interesit, por nuk mendoj se një qeverisje e re do të sjellë ndryshim”, – thotë një qytetar athinas.

Megjithatë, janë të shumtë ata që kanë shpresa tek një qeveri e re e udhëhequr nga radikalët e majtë.

“Po votoj për një ndryshim të madh. Do të ketë një qeveri të re që do të na çlirojë nga masat e forta të kursimit. Po votoj për Sirizën”, – thotë një grua, banore e Athinës e intervistuar nga Reuters.

Kurse një qytetar athinas, tha pas votimit; “Votova për dikë që nuk ka qenë në qeveri, nuk ka vjedhur paratë e vendit tonë dhe nuk na ka nëpërkëmbur, për diçka të re”, – duke nënkuptuar se kishte zgjedhur radikalët e majtë të Syriza.

Sipas kodit elektoral, partisë që del e para ne zgjedhje i jepet një bonus prej 50 deputetësh në parlament. Nëse partia fituese nuk arrin të formojë qeverinë, mandati i kalon partisë së dytë.

Dështimi edhe i kësaj tentative e çon vendin në zgjedhje të reja brenda 30 ditëve. Nga formulimi i ri i karrigeve të parlamentit do të zgjidhet edhe presidenti i Republikës.

Nga dështimi i zgjedhjes së tij në dhjetor, vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme.

Ambasadori Dervishi: Votojnë rreth 100 mijë shqiptarë

dervishi

Zgjedhjet për Parlamentin e ri në Greqi po vijojnë të qeta dhe pjesë e tyre janë rreth 100 mijë shqiptarë.

Ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi, në një prononcim për media, tha sot se zgjedhjet kuvendore në shtetin fqinjë janë të qeta, ndërsa foli dhe për pjesëmarrjen e shqiptarëve.

“Sipas informacioneve që kemi, rreth 100 mijë shqiptarë kanë të drejtë të votojnë dhe kjo mjaft e rëndësishme”, vlerësoi Dervishi.

Ai gjithashtu bëri të ditur se në këto zgjedhje ka dhe kandidatë shqiptarë dhe votimi i shqiptarëve do të ndikonte në dëgjimin e zërit tonë në Parlamentin grek.

Vëzhgim/ Ditë votimi në Greqi

Ambelokipi” është një lagje pothuajse në qendër të Athinës, në pjesën më të madhe të saj e përbërë nga shtresa e mesme, apo ajo që mbetet, për shkak të krizës së gjatë.

Në qendrën e votimit zgjedhësit anojnë më shumë nga e majta, me pak ndryshime, por për të gjithë duket një rrugë e detyruar më shumë sesa një çështje entuziazmi.

”Nuk mendoj se Ciprasi i ka të gjitha zgjidhjet. Besoj se zgjidhja duhet të vijë nga ne grekët, me një ndryshim mentaliteti”, thotë një zonjë e cila punon si mësuese.

”Kjo ngjan pak me vizitën te mjeku. Ti shkon, ai të thotë të marrësh një ilaç dhe ti shpreson se sëmundja do të kalojë. Por, vajtja te mjeku është një gjë që të takon ty ta zgjedhësh”, shton ajo.

Një adoleshent mendon ndryshe.

”Unë votoj për të majtën e vërtetë, për Antarsya-n (akronim për Frontin e së Majtës Antikapitaliste) Pse? Sepse duhet t’i japim fund euros dhe Bashkimit Evropian. Boll kështu si jemi”, thotë ai.

Një tjetër votues shfaqet me një stemë të SYRIZA-s.

“Unë votoj për Cipras sepse premton të bëjë diçka për politikat sociale që janë zhdukur. Ka nevojë për to pasi shumë njerëz janë keq ekonomikisht”, thotë ai.

Ndërkohë, shkojmë drejt “Pangrati-t”, lagje edhe më në qendër të Athinës.

Edhe kjo lagje përbëhet në pjesën më të madhe nga shtresa e mesme.

Në shkollën fillore, ku është vendosur qendra e votimit, votohet për SYRIZA-n.

Mes këtyre që votojnë për SYRIZA-n janë edhe dy prindër të rinj me dy fëmijë.

”Duhet të ndryshojmë. Absolutisht. A e dini se këtu njerëzit pothuajse nuk martohen më dhe nuk bëjnë fëmijë sepse nuk dinë si ta mbajnë familjen? A kemi të bëjmë me një vend normal këtu”, thotë bashkëshorti, ndërkohë që e shoqja miraton në heshtje.

“Cipras? Sigurisht që nuk do t’i mbajë të gjitha premtimet, por më keq sesa kaq nuk ka ku shkon”, shton ai.

Këtu është edhe një që voton për PASOK-un, Partia më dominuese Socialiste e vendit, tashmë e zvogëluar në pesë për qind të elektoratit.

“Venizelos mori pjesë në një qeveri që vendosi masa të forta, por të domosdoshme. Ndoshta do të humbë, por tregoi se besonte te ajo që bënte, edhe me koston e humbjes së votave”, thotë ai.

”Por, Greqia preferon përrallat, premtimet dhe jo gjërat e bëra seriozisht”, shton votuesi i PASOK-ut.

Megjithatë, shumë votues nuk përgjigjen.

Në zgjedhjet e sotme thuhet se diferencën do ta bëjnë të pavendosurit, që përbëjnë shtatë për qind të elektoratit dhe, kush e di, edhe ata që në sondazhe nuk kanë thënë kurrë se për kë do të votojnë duke rezervuar ndonjë surprizë.

FMN: Nuk e konsiderojmë të mundshme një dalje të Greqisë nga euro

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk e konsideron “si të mundshme” daljen e Greqisë nga euro, siç theksoi zëdhënësi i FMN, William Marey, në përgjigje të pyetjeve për Greqinë, gjatë konferencës për shtyp në selinë e fondit në Uashington.

Më konkretisht, i pyetur nëse FMN ka shqyrtuar pasojat e një mundësie të Grexit, tha: “Nuk e konsiderojmë si një mundësi eventuale”.

Marey shtoi se FMN “respekton absolutisht” procesin zgjedhor në Greqi, duke nënvizuar se nuk dëshiron të bëjë deklarata që do të mund të merreshin “si ndërhyrje” në punët e brendshme të vendit.

Theodorakis: Mos të lejojmë organizatën kriminale të jetë forca e tretë e vendit

Një mesazh ndaj votuesve të pavendosur që mos të lejojnë të dalë forcë e tretë n jë organizatë kriminale, ka dërguar Stavros Theodorakis, në përmbyllje të fushatës zgjedhore të partisë Lumi.

“Lumi është një ofertë e ndershme dhe e pastër”, tha Theodorakis, duke theksuar se “do të duhet që vendi të ketë si alternativë të tretë një forcë demokratike dhe europiane”.

“Nuk duhet të lejojmë një parti që vendos dinamit në themelet e demokracisë dhe kalojë Lumin”, shtoi, duke nënvizuar se “do të jetë një mesazh shumë i keq ndaj shoqërisë greke, por edhe ndaj Europës nëse rezulton forcë e tretë një organizatë kriminale që akuzohet për shumë akte kriminale, të vogla e të mëdha”.

Tsipras: Populli do të bëjë hapin për kthimin e shpresës

Sot populli grek ftohet të finalizojë këtë hap për kthimin e shpresës, dhënien fund të frikës dhe kthimin e demokracisë dhe të dinjitetit të vendit”, deklaroi kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras, pas votimit në QV-në e Kipselit, në Athinë.

Përgjegjësia u takon të gjithëve”, tha Tsipras dhe shtoi: “Sot votojmë nëse nesër do të kthehet trojka në Greqi për masat që ka vendosur të marrë z.Samaras, apo nëse qysh nesër vendi do të pretendojë në një negocim të fuqishëm kthimin në dinjitet”.

Samaras, optimist për rezultatin e zgjedhjeve

“Këto zgjedhje janë përcaktuese për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Sot vendosim nëse do të shkojmë përpara me forcë, me siguri, apo nëse do të shkojmë në aventura”, deklaroi kryeministri Antonis Samaras, menjëherë pas ushtrimit të së drejtës së votimit, në vendin e tij të origjinës, Pylos.

“Në këto zgjedhje”, shtoi Samaras, “ka një numër të madh bashkëqytetarësh që janë ende të pavendosur se për cilën forcë të votojnë. Ata do të përcaktojnë rezultatin. Jam optimist, pse besoj se askush nuk do të verë në rrezik kursin europian të atdheut tonë. Do të fitojmë”, përfundoi Samaras.

Interesim i madh i mediave ndërkombëtare

Funksionimi i qendrës së shtypit për zgjedhjet nisi dje paradite në pallatin Zapeion në Athinë. Qendra është në shërbim të gazetarëve grekë dhe të ardhur nga bota, si dhe korrespondentëve të huaj të akredituar në Athinë, që do të mbulojnë zgjedhjet e 25 janarit.

Siç u bë e ditur nga sekretariati i përgjithshëm i informimit dhe promovimit, salla e konferencave e qendrës së shtypit do të disponohet pas përfundimit të procesit zgjedhor, për gjithë liderët e partive që do të dëshirojnë të bëjnë deklarata.

Sekretari i përgjithshëm i komunikimit dhe promovimit, Jorgos Karajanis, duke prezantuar qendrën e shtypit, tha ndër të tjera se “janë akredituar 876 gazetarë dhe korrespondentë nga 45 vende, numër që është 35% më i madh nga sa ishin akredituar në zgjedhjet e vitit 2012. Po ashtu, 100 stacione televizive do të mbulojnë zgjedhjet. Qartësisht, interesimi ndërkombëtar është më i madh një raport me zgjedhjet e vitit 2012.

Gjithçka duhet të dini për Greqinë që sot është në zgjedhje

Greqia zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku pritet një garë e fortë mes koalicionit të drejtuar nga kryeministri Antonis Samaras dhe partisë së majtë radikale greke, SYRIZA, edhe pse sondazhet nxjerrin këtë të fundit si fituese.

Vlen për t’u përmendur fakti se asnjë parti nuk mund të krijojë e vetme një qeveri pas këtyre zgjedhjeve.

Më poshtë vijon gjeopolitika kryesore për shtetin ballkanik:

– SITUATA GJEOGRAFIKE: E kufizuar në perëndim nga deti Jon dhe në lindje nga deti Egje, Greqia me një sipërfaqe prej 131 957 kilometrash katrorë ndahet në pjesën kontinentale që përbën 81 për qind të territorit dhe në pjesën ishullore të përbërë nga 2 000 ishuj, 134 prej të cilëve të banuar: dy më kryesorët janë Kreta në jug dhe ishulli Eube në veriperëndim të detit Egje.

Vendet fqinje me të janë Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria dhe Turqia.

– POPULLSIA: 10,78 milionë banorë, sipas regjistrimeve të fundit të kryera në muajin maj të vitit 2011, ndaj 11,28 milionë që numëroheshin më parë.

– KRYEQYTETI: Athina, e banuar nga më tepër se katër milionë banorë bashkë me periferitë dhe portin e Pireut.

– GJUHA ZYRTARE: greqishtja. Gjuhë të tjera: turqishtja (gjuhë e njohur e minoritetit mysliman në verilindje), shqipja, bullgarishtja, maqedonishtja, gjuha e vllehëve.

– BESIMI FETAR: Më tepër se 90 për qind e popullsisë janë krishterë ortodoksë, 1,2 për qind myslimanë (sidomos në Thrakën Perëndimore, në verilindje), 0,8 për qind katolikë dhe protestantë. Komuniteti hebre përbëhet nga 8 000 persona.

– DATA TË RËNDËSISHME: 1821-1830: lufta për pavarësi. 1912-1913: luftëra ballkanike. 1946-1949: luftë civile. 1952: hyrja në NATO. 1967-1974: diktatura e kolonelëve pas një puçi ushtarak. 1974: rivendoset demokracia. 1981: pranimi i Greqisë në CEE (Komuniteti Ekonomik Evropian). Janar 2001: hyrja në zonën euro.

– INSTITUCIONE POLITIKE: regjim parlamentar me 300 deputetë zgjedhur për katër vjet, dhe president Karolos Papulias, zgjedhur nga Parlamenti për pesë vjet, me kompetenca honorifike.

– PARTITË PARLAMENTARE: Partia Socialiste Panhelenike (PASOK), Demokracia e Re (ND, konservatore), Partia Komuniste Greke (KKE), Koalicioni i Majtë Radikal (SYRIZA), Lumi, ”Agimi i artë” dhe Lëvizja e Socialistëve Demokratë e ish-kryeministrit, Jorgos Papandreu..

– EKONOMIA: Nën masat e Bashkimit Evropian dhe FMN-së që prej muajit maj 2010, ekonomia greke përbën zyrtarisht më pak se tre për qind të PBB-së në zonën euro.

Shërbimet përbëjnë rreth 75 për qind të PBB-së dhe në to ka qenë e punësuar më tepër se 60 për qind e popullsisë aktive. Flota tregtare dhe turizmi, me 18,7 milionë vizitorë në vitin 2007, janë burimet kryesore ekonomike. Burimet bujqësore (drithërat, vaji, pambuku, duhani, frutat, perimet) dhe minierat (çimento, hekur, alumin, linjit dhe boksite).

BORXHI PUBLIK: 160,5 për qind e PBB-së

DEFICITI PUBLIK: 9,1 për qind

PBB: – 6,9 për qind

PAPUNESIA: Rreth 24,8 për qind

– FORCA TË ARMATOSURA: Rreth 200 000 ushtarë, oficerë dhe punonjës, 80 000 prej të cilëve profesionistë dhe rreth 100 000 rekrutë.

Previous Post

Nis zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Kosovë në Shëndetësi

Next Post

Kapen 8 klandestinë në rrugën Gjevgjeli-Shkup

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Kapen 8 klandestinë në rrugën Gjevgjeli-Shkup

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.