rrëveshja për bashkëpunim për Kardiokirurgji mes Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë dhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është vënë së fundmi në zbatim. Nga burime të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës bëhet e ditur se Imet Rrahmani ka vizituar gjatë ditës së sotme Klinikën e Kardiokirurgjisë me rastin e këtij operimi. Ai ka qenë i shoqëruar në këtë vizitë nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Mingjozi. Ministri Rrahmani tha se operimi i kryer së fundmi mund të konsiderohet si një hap i rëndësishëm për fillimin e implementimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes QKUK-së dhe QSUT-së. Nga ana tjetër, ambasadori Minxhozi tha se përbën rëndësi ngritja e kapaciteteve profesionale kardiokirurgjike në QKUK.















