Drejtuesi i një autoboti që transportonte naftë, është vënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka zëvendësuar me ujë atë. Sektori per Krimin Ekonomik e Financiar në Fier, në kuadër të operacionit “Petrol” bëri arrestimin e Maksim Hysit, 56 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i tij u bë pasi Hysi, si shofer pranë një kompanie duke drejtuar mjetin autobot me targa AA302DR/FR1358D, me destinacion në Petroliferën Vlorë, nga verefikimet e kryera, ka mbërritur me vonesë në destinacion mbi një orë. Dyshohet se gjatë rrugës 56 vjeçari ka shkarkuar ngarkesë me naftë duke e zëvëndësuar atë me ujë. Nga ana e uniformave blu u bë sekuestrimi i autobotit në cilësinë e proves materiale. Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” në bashkëpunim, të mbetur në tentativë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















