Në momentin kur agjentët e policisë janë afruar për ta ndaluar, Ndue Koleci, i ka bërë rezistencë punonjësve të policisë duke u larguar me vrap dhe është ndjekur prej tyre duke përshkruar një distancë të caktuar rruge nëpër rrugicat e lagjes, transmeton Express.
Për këtë shtetas, Gjykata e Tiranës, me Vendimin Penal të datës 5 maj 2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim”.























