“Jam lodhur nga jeta. Mos kërkoni fajin askund…”. Ka edhe disa fjalë për motrën e saj: “Amanet mamin dhe babin…”.
Pasi ka shkruar letrën, vajza u ka telefonuar prindërve të saj në Fier, duke u thënë se ndihej keq. I ati dhe e ëma janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, pasi e kanë kuptuar nga zëri se e bija kishte një problem shëndetësor dhe janë gjendur pranë saj para se ajo të ndërronte jetë. Madje i ati ka qenë ai që i ka bërë frymëmarrje artificial deri në momentin që autoambulanca e qendrës shëndetësore të Qytetit Studenti e ka dërguar në QSUT.























