• Latest
  • Trending
  • All

Zbulohet koleksioni me katër përrallat e vjetra shqiptare

24/12/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 17 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Zbulohet koleksioni me katër përrallat e vjetra shqiptare

24/12/2014
in Kulture, Lajme

Katër përralla të vjetra shqiptare nga ishulli Poros (Greqi), të shënuara rreth vitit 1860 janë koleksioni më i ri i publikuar nga albanologu Robert Elsie. Bëhet fjalë për përrallat: “Marigo of the Forty Dragons”; “The Silver Tooth”; “For the Love of e Dove” dhe “The Snake Child”. Këto tregime popullore shqiptare janë mbledhur, përkthyer dhe shpjeguar nga Johann Georg von Hahn, në Lajpcig në vitin 1864, të botuara dhe të përkthyera nga gjermanishtja në anglisht nga albanologu Robert Elsie

 Katër përralla të vjetra shqiptare nga ishulli Poros (Greqi), të shënuara rreth vitit 1860 janë koleksioni më i ri i publikuar nga albanologu Robert Elsie. Bëhet fjalë për përrallat: “Marigo of the Forty Dragons”; “The Silver Tooth”; “For the Love of e Dove” dhe “The Snake Child”.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Botimi i këtij koleksioni është në gjuhën angleze, dhe për herë të parë Elsie i hedh në uebin e tij, që mund të thuhet pa mëdyshje, përbën një pasuri të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Këto tregime popullore shqiptare janë mbledhur, përkthyer dhe shpjeguar nga Johann Georg von Hahn, në Lajpcig në vitin 1864, të botuara dhe të përkthyera nga gjermanishtja në anglisht nga albanologu Robert Elsie. Përrallat mund të lexohen në faqet e uebit në gjuhën angleze, për të cilat ende nuk është bërë një përkthim në shqip. Megjithatë, çfarë bën diferencën në këtë prurje të panjohur nga një albanolog paraardhës si shkencëtari gjerman Von Hahn, lidhet me një relatë kulturore midis dy kufijve, kur shërbente si në administratën greke.

Tregimet e vjetra popullore shqiptare përmbajnë mahnitjen dhe mrekullinë si çlirohen energjitë e së keqes, duke përfshirë të katër përrallat në një kronologji epike.

Por, për nga rëndësia ky koleksion që ofron Elsie ridimensionon punën hulumtuese që Von Hahn ka bërë në këtë pjesë të rajonit, ku vendoset kontakti me Shqipërinë nga mblodhi të dhënat. Kështu, gjatë viteve të qëndrimit në Janinë, Hahn bëri tri udhëtime në Shqipëri dhe mblodhi të dhëna për historinë, filologjinë dhe folklorin shqiptar. Albanologu Robert Elsie shënon se ky material u botua në veprën e tij themelore në tri vëllime “Albanesische Studien” (Studime shqiptare), Jena 1854, e cila i hodhi themelet e albanologjisë. Por siç bëhet e njohur shquhet gjithashtu për vëllimin “Griechische und albanesische Märchen” (Përralla greke dhe shqiptare), Lajpcig 1864, dhe për rrëfimet e ekspeditave të tij në Ballkan “Reise von Belgrad nach Salonik” (Udhëtim nga Beogradi në Selanik), Vjenë 1861, dhe “Reise durch die Gebiete des Drin und Vardar” (Udhëtim nëpër viset e Drinit e të Vardarit), Vjenë 1867, 1869.

“Në ekspeditën e fundit nga gushti në nëntor 1863 Hahn dhe bashkudhëtarët e tij udhëtuan nga Durrësi dhe Shkodra nëpër lumin Drin për në Prizren në Kosovë, në Maqedoninë perëndimore. Pastaj duke kaluar luginën e Vardarit erdhën në Selanik në detin Egje. Interesat e Hanit në Shqipëri dhe në Ballkanin jugperëndimor ishin të shumëllojshme dhe, gjatë këtij udhëtimi, përveç albanologjisë, i hodhi, mbase paditur, edhe themelet e historisë së fotografisë në Ballkanin jugperëndimor. Ekspedita e vitit 1863 rezultoi në një koleksion prej pesëdhjetë fotografish – nga më të hershmet në rajon”, – bën të ditur Elsie.

Hahn kishte filluar ta përgatiste ekspeditën në lumin e Drinit në fillim të viteve 1860, kur tha: “…është më pak i njohur se të gjithë lumenjtë e Evropës megjithëse derdhet në Adriatik jo më shumë se dhjetë milje nga kufiri jugor i territorit perandorak (të Austro- Hungarisë). Askush para meje nuk ka kryer udhëtimin njëzetditësh midis bregdetit dhe pikës ku bashkohet degat e lumit”. Kryeduka Maksimilian (1832-1867), i cili më vonë do të bëhej Perandori i Meksikës (mbretëroi 1864-1867), u entuziazmua me projektin dhe premtoi t’ia siguronte mjete të thjeshta të lundrimit për atë. Elsie shënon se më 23 qershor 1863, Hahn i dërgoi një letër Akademisë së Shkencave në Vjenë, duke kërkuar një fotograf kompetent, i cili do ta shoqëronte dhe do të bënte fotografi të qyteteve dhe të terrenit malor. Akademia propozoi njëzetepesëvjeçarin Jozef Sekeli (Josef Székely) dhe dha në dispozicion fondet e duhura për ekspeditën.

 

Shënimet e Elsie-t për ekspeditën

“Johann von Hahn u nis nga konsullata e tij në ishullin Siros dhe mbërriti në Durrës më 12 gusht 1863. Aty shënoi: “Qyteti s’ka ndryshuar që prej vizitës sime të fundit para trembëdhjetë viteve, as pesëdhjetë banorë më shumë nuk ka”. Ai ngjiti luginën e Erzenit, duke kaluar Ndroqin, dhe vazhdoi nëpër fushën bregdetare për në Shkodër. Aty më 31 gusht 1863, e gjeti Sekelin dhe togerin e marinës Herman fon Shpaun (Hermann von Spaun, 1833-1919) të cilët kishin arritur nga Tivari. Gjithashtu në grup ishin miku i vjetër i Hanit, Doktor Auerbah (Auerbach), i cili prej vitit 1845 kishte qenë mjek familjar i beut të Vlorës, si dhe prifti françeskan, Engjëll Bardhi.

Në Shkodër, Sekeli bëri tetë fotografi të mahnitshme, pa dyshim fotografitë e para të qytetit dhe të kalasë së tij hijerëndë. Pas kësaj, ekspedita u nis në dy anije në lumin Drin, duke kaluar Dejën, Vjerdhën, Shurdhahun, Komanin (dy fotografi) dhe Dukagjinin. Lumi u bë gjithnjë e më i ngushtë dhe pranë Toplanës kalimi u bë i pamundur. Sekeli, i cili kishte sjellë pajisje të rënda fotografike me vete, u detyrua të kthehej në Shkodër me anije, kurse pjesa tjetër e ekspeditës vazhdoi rrugën me këmbë.

Grupi u ribashkua në Prizren, i cili në atë kohë ishte qyteti më i madh i Shqipërisë. Prizreni kishte rreth 46.000 banorë, prej të cilëve 36.000 myslimanë, 8.000 bullgarë dhe vlleh dhe 2.000 katolikë. Kishte jo më pak se njëzetegjashtë xhami, si dhe dy kisha ortodokse dhe një kishë katolike. Në krahasim me të, Shkodra, Durrësi dhe Vlora ishin fshatra. Këtu, në fillim shtatori 1863, Sekeli bëri pesë fotografi. Pas Prizrenit, ekspedita u kthye në Drinin e Zi dhe vazhdoi në drejtim të jugut për në Dibër. Kjo krahinë ishte krejtësisht e panjohur dhe gëzonte një nam të dyshimtë. Hani shkroi: “Po kaq e panjohur se pjesa e poshtme e lumit Drin ishte edhe lugina e Drinit të Zi midis qytetit të Dibrës dhe pikës ku bashkohen të dy degët e lumit. Thuhet se është një çerdhe hajdutësh dhe prandaj shmanget nga fqinjët”. Megjithatë, Hani kaloi rajonin pa probleme, veç që nuk mundi të kuptonte shqipen e banorëve aty. Kur erdhën në Dibër më 21 shtator 1863, Sekeli bëri dy fotografi. Fotografimi ishte një punë e lodhshme. Për të përdorur “makinën fotografike” dhe vagonin e pllakave që kishte sjellë me vete, Sekelit i nevojitej dy orë e gjysmë thjesht për një fotografi të një shkëmbi të madh romantik. Gjithë kjo i tregoi Hanit se “fotografia s’është gjë që mund të kryhet shpejt e shpejt. Ose mund të udhëtosh, ose mund të fotografosh”. Nga Dibra, ata vazhduan për në Strugë në liqenin e Ohrit.

Hani ishte i magjepsur nga liqeni dhe shënoi praninë e trembëdhjetë lloje peshqish. Ata vizituan manastirin e Kalishtës, qytetin e Ohrit me shumë kisha të bukura ortodokse, dhe natyrisht manastirin e njohur të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, Shën Naum, në jug të liqenit. Hani dhe bashkudhëtarët e tij kaluan dhjetë ditë në Ohër kështu që Sekeli kishte kohë për të fotografuar. Në Ohër dhe rajon u bënë gjithsej njëmbëdhjetë fotografi. Fotografia e Shën Naumit duket se është e vetmja foto e manastirit para se të digjej në masë të madhe në vitin 1875.

Prej Ohrit, grupi udhëtoi për në liqenin e Prespës dhe vazhdoi me shi të dendur për në Manastir. Tashmë ishte tetor. Manastiri ishte qytet i madh dhe selia kryesore e ushtrisë osmane për rajonin. Aty Hani u mirëprit prej Gjeneralit Faik Pasha, i cili kishte studiuar në Vjenë. Sekeli bëri disa fotografi të një formacioni ushtarak para kazermës së madhe, ndërtuar në vitin 1839. Nga Prilepi udhëtuan për në Veles mbi lumin Vardar ku, pasi gjetën anije të reja, u nisën nëpërmjet ngushticës së Demir Kapit (Porta e Hekurt) për në Selanik në detin Egje. Aty u bënë pesë fotografi. Prej Selanikut Hani dhe Sekeli vazhduan për në Turqi për të parë Trojën”, plotësohet kështu informacioni i albanologut jo vetëm për rrëfenjat e vjetra popullore shqiptare por dhe për atë pjesë të koleksionit aq të çmuar, si fotografitë në një datim të hershëm, të para 200 vjetëve.

 

Biografi

Shkencëtari gjerman Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn, 1811-1869) konsiderohet si babai i albanologjisë. Ai ka lindur në Frankfurt mbi Majn dhe studioi drejtësi në Gisen (Giessen) dhe në Hajdëlberg (Heidelberg). Nga viti 1834-1843 punoi për ministrinë e drejtësisë së Mbretërisë së re Greke. Nga 1843-1847 ishte konsull prusian në Athinë dhe pas kësaj periudhe u emërua zëvendëskonsull austriak në Janinë, ku ra në kontakt me shqiptarët dhe filloi të mësonte shqip. Në fund, më 1851, u emërua konsulli austriak në ishullin Siros.

 

Koralet e Krishtlindjeve në Opera

Kori i nxënësve të Liceut Artistik do të japë një koncert me koralet më të bukura të Krishtlindjeve. Teatri i Operas dhe Baletit hap dyert, hyrja e lirë për publikun. Interpretojnë: Kori i TKOB, Kori i Fëmijëve të Liceut nën drejtimin e Irida Begës, Solistë: Emiljana Palushaj, Ermira Dauti, Roza Topi, Mimoza Agolli, Majlinda Laska, Erlind Zeraliu,Edvin Kastrati

Pianist Thanas Paskali, dirigjent Dritan Lumshi. Programi do të përmbajë këngë të cilat sjellin në mendje atmosferen e bukur të Krishtlindjeve: Beko Zotin, La vergine degli angeli, Adeste Fideles, Tu scendi dalle stele, Silent night, Tannenbaum, Angels ëe have heart on height, Joy to the ëorld, Carol Of the bells, Aleluja sing Aleluja, Let it snoë, Hallelujah.

 

 Galeria Kombëtare e Arteve: Hyja falas ditën e Krishtlindjeve

Galeria Kombëtare e Arteve njofton publikun se në të gjitha sallat e saj hyrja do të jetë e lirë.

Bëhet fjalë për datën 25 dhjetor 2014, kur hyrja do të jetë falas nga ora 10:00 deri 18:00 pasdite.

“Duke ju uruar Krishtlindje të bardha dhe një Vit të Ri të gëzuar, Galeria Kombëtare e Arteve ka kënaqësinë të njoftojë hyrjen falas gjatë të enjtes së Krishtlindjeve. Të gjitha sallat e GKA do të jenë të hapura për publikun, jeni të mirëpritur dhe mos harroni fëmijët”, – thuhej në njoftimin e Galerisë Kombëtare të Arteve.

Post Views: 141
Previous Post

Rishikimi i kronologjisë në prehistorinë shqiptare, qytetin e periudhës ilire

Next Post

Të gjithë bashkë për Krishtlindje

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Të gjithë bashkë për Krishtlindje

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.