• Latest
  • Trending
  • All

Rishikimi i kronologjisë në prehistorinë shqiptare, qytetin e periudhës ilire

24/12/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 17 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Rishikimi i kronologjisë në prehistorinë shqiptare, qytetin e periudhës ilire

24/12/2014
in Histori, Kulture, Lajme

Kongresi i Studimeve Arkeologjike Shqiptare që u mbajt në 65-vjetorin e krijimit të institucioneve të arkeologjisë, që njihet si “shkolla arkeologjike shqiptare” në një botim voluminoz, ku janë pasqyruar problematikat në kërkimin shkencor

 Pothuajse ka kaluar një vit nga koha kur organizuam Kongresin e Studimeve Arkeologjike Shqiptare, qe zhvilloi punimet më 21–22 nëntor 2013 në Tiranë, me rastin e 65-vjetorit të krijimit të institucioneve të arkeologjisë, të asaj që njihet si “shkolla arkeologjike shqiptare”, ku kanë vënë nga një gur me peshë breza arkeologësh. Gjatë kësaj periudhe arkeologjia shqiptare realizoi jo vetëm zbulime të mëdha të kulturës materiale e shpirtërore të qytetërimeve të shkuara (vendbanime, qytete, monumente e objekte) nëpërmjet ekspeditave kërkimore në terren, por forcoi edhe fizionominë e saj si shkencë. Këto arritje janë pasqyruar gjithashtu në qindra artikuj studimorë të botuar në revista si Buletin i Institutit të shkencave, Buletin i Universitetit të Tiranës, Studime historike e më pas në revistat e specializuara për arkeologji Iliria, Candavia, në revista shkencore jashtë vendit, si dhe në një varg botimesh monografike.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Ndryshimet e mëdha demokratike dhe përpjekjet e Shqipërisë për t’u afruar e integruar me vendet e tjera evropiane në fillim të viteve ‘90, krijuan kushte të reja për kërkimin shkencor sipas modeleve perëndimore. Këto zhvillime ndodhën në periudhën kur Shqipëria kalonte vështirësi të mëdha, në kushtet e transformimit politik, ekonomik dhe shoqëror. Projektet shumëvjeçare të gërmimeve bashkuan përvojat e arkeologëve shqiptarë me ato të arkeologëve dhe specialistëve nga vende si Franca, Italia, Britania e Madhe, Gjermania, SHBA, Austria, Zvicra, Izraeli, Polonia e Greqia në kërkimet për të gjitha fushat e arkeologjisë, si për Prehistorinë, Antikitetin dhe Mesjetën. Ky bashkëpunim i ngushtë midis arkeologëve shqiptare e atyre të huaj shënon një etapë të re për arkeologjinë shqiptare dhe solli si domosdoshmëri realizimin e një kuvendi në të cilin do të debatohej mbi tablonë e re tashmë të krijuar nga gërmimet dhe studimet arkeologjike në mijëvjeçarin e ri, me pjesëmarrjen e studiuesve vendas dhe nga universitetet analoge të huaja tashmë prezente në kërkimin arkeologjik shqiptar. Ky Kongres solli në qendër të vëmendjes përvojën e shkollës arkeologjike shqiptare dhe rrugën e saj të integrimit në arkeologjinë evropiane.

 

Në kongres u mbajtën 70 kumtesa, 25 nga kolegë të huajt, 10 nga pjesëmarrësit nga Maqedonia dhe Kosova dhe pjesa tjetër i përket kontributit të Institutit të Arkeologjisë së Shqipërisë, të cilët prezantuan zbulimet me të veçanta të mijëvjeçarit të ri në territorin e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.

Disa nga çështjet e diskutuara ishin rishikimi i kronologjisë në prehistorinë shqiptare, qytetin e periudhës ilire apo përforcimin e të dhënave mbi çështje të etnogjenezës shqiptare, bilance në kërkimet epigrafike, numizmatike apo ikonografinë.

Ishte një kongres rezultatesh dhe përgjithësimesh që në disa drejtime është një ballafaqim i arkeologjisë Shqiptare dhe arkeologjisë evropiane, një krahasim shkollash dhe natyrisht nivelesh ku arkeologjia shqiptare duket se tashmë ka arritur nivelin e duhur bashkëkohor.

Vetëm një vit më pas, falë një pune sistematike të stafit të Institutit Arkeologjik, u arrit që ne të botojmë Aktet e Kongresit Ndërkombëtar të Studimeve të Arkeologjisë Shqiptare. Ky botim është kontribut i 72 autorëve dhe bashkautorë të fushave të arkeologjisë, historisë antike, antropologjisë, numizmatikës etj. Në këtë botim të tërheqin vëmendjen rezultatet e reja të 41 projekteve kërkimore të realizuara gjatë 15 viteve të fundin në gjithë Shqipërinë.

Na duken me mjaft interes rezultatet e paraqitura në këtë botim të kërkimeve në fushën e prehistorisë që kanë kontribuar si për zbulimin e siteve të reja në zona më pak të eksploruara e të studiuara, ashtu edhe për zbatimin e mjeteve e të metodave moderne të kërkimit shkencor, dhe kanë synuar shtrirjen e tyre edhe për periudha të pastudiuara më parë ose të studiuara pak, siç ishin ato për Epokën e Gurit (Paleolitin e Mezolitin), të cilat zbuluan një numër të madh qendrash me gjetje mjaft interesante. Këto zbulime, u reflektuan ne botimin e tyre në Aktet e Kongresit nga prof. Ilir Gjipali, prof. Jurgen Richter, Rudenc Ruka etj., duke ndryshuar plotësisht hartën arkeologjike për Prehistorinë e thellë të Shqipërisë, duke u shtrirë në të gjithë Ultësirën Bregdetare, nga veriu në jug. Kjo u arrit dhe si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me universitete të SHBA dhe Evropës. Për periudhat e tjera të Prehistorisë nga Neoliti në periudhën e Hekurit, kujdes është treguar për thellimin e kërkimeve dhe për zgjerimin e të dhënave duke u mbështetur në zbatimin e shkencave ndihmëse si gjeoarkeologjia, arkeozoologjia, arkeobotanika, paleontologjia, palinologjia etj. Kërkimet për periudhën e fundit të Epokës së Gurit (Neolitit), të realizuara nga dr. Susan Alen dhe prof. Ilir Gjipali, të prezantuar në këtë botim, kanë për objekt studimi procesin e neolitizimit të territoreve të Shqipërisë. Ata synojnë të kontribuojnë mbi rolin e komponenteve kulturore në procesin e neolitizimit në tërësi, por edhe për kryerjen e datimeve absolute dhe renditjen kronologjike të Neolitit të hershëm në Shqipëri. Gërmimet në rajonin e Korcës, nga prof. Petrika Lera, prof. Gilles Touchais dhe dr. Cecile Oberëeiler, prezantojnë një kontribut me rëndësi për mijëvjeçarin VII, Bronzin e hershëm (fundi i mijëvjeçarit III) deri në fillimin e periudhës së Hekurit (rreth 700 para e. r.). Problematika që lidhen me epokën e Bronzit dhe të Hekurit janë trajtuar tashmë në një sfond të ri, kjo falë hulumtimeve të reja të viteve të fundit nga prof. Adem Bunguri, për Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe kontributin e prof. as. Muhamet Belaj për regjionin e pellgut të Drinave. Një pasqyrë e aktivitetit kërkimor të përbashkët Tiranë-Prishtinë për përpilimin e Hartës Arkeologjike të Kosovës, vjen me kontributin e dr. Kemajl Lucit ku shënohet evidentimi i 264 qendrave arkeologjike, shumica prej të cilave janë zbulime të reja me përkatësi kohore të ndryshme. Po ashtu me interes shkencor vlerësojmë kontributin e paraqitur nga prof. Petrika Lera dhe dr. Oikonomis, për gërmimet arkeologjike në ishullin e Maligradit.

Periudha e Antikitetit zë volumin më të madh të Akteve të botuara të Kongresit dhe përfshinë studime dhe kërkime arkeologjike për shumicën e qyteteve antike, si Scodra (nga prof. As. Saimir Shpuza dhe prof. Pjoter Dychec), Lissos (prof. Gëzim Hoxha dhe dr. Andrea Oetell), Dimal (prof. as. Belisa Muka dhe prof. Michael Heinzerman), Antigone (prof. Dhimitër Condi), Foinike (prof. Shpresa Gjongecaj dhe prof. Sandro de Maria), Hadrianopol (prof. Dhimiter Condi dhe prof. Roberto Perna), Apoloni (prof. Faik Drini dhe prof. Jean Luc Lambole), Butrint (prof. Dhimiter Condi dhe dr. David Hernandez, Durrës ( dr. Edi Shehi dhe dr. Caterine Abatie Reynal), Orikum (prof. As Saimir Shpuza dhe prof. Jean Paul Descoeudres). Tematika e kërkimeve në këto qendra është orientuar tek problemet e urbanistikës, komplekset arkitekturore që lidhen me qendrën e qytetit antik (teatro, portikë), tempujt, varrezat etj. Ekspeditat shumëvjeçare kanë zbuluar me dhjetëra monumente të reja dhe një material arkeologjik të shumëllojshëm për ndriçimin sa më të mirë të historisë së tyre. Studimet epigrafie (prof. Faik Dini dhe prof. Pierre Cabanes) dhe numizmatike (prof. Oliver Picard dhe dr. Albana Meta) kanë pasuruar gjithashtu të dhënat historike, duke kontribuar ndjeshëm për studimin e jetës ekonomike, politike e administrative të qytetit në Iliri. Kjo veprimtari është shtrirë në çështje me tematika të ndryshme, në një hark kohor që nis me themelimin e ngulimeve të para koloniale në brigjet lindore të Adriatikut, si Apolonia dhe Epidamn-Dyrrhachioni, rreth shek. VII para e. r., deri në fillimin e shek. IV të e. r., që shënon fillimin e periudhës së Antikitetit të vonë.

Arritjet e fundit te veprimtarisë kërkimore në periudhën e Antikitetit janë të rëndësishme për sa u takon prurjeve të reja që kanë të bëjnë me origjinën, krijimin dhe transformimet e qendrave të banuara si në aspekte të urbanistikës, ashtu edhe të jetës social-kulturore të tyre. Vlejnë të përmenden përfshirja në botim e disa studimeve që kanë si objekt thellimin e kërkimeve në fusha specifike mjaft të domosdoshme të arkeologjisë sic janë; -Amforologjia një fushë e re në arkeologjinë shqiptare e prof. Bashkim Lahit; -Tipologjia e amforave të Apolonisë e prof. as Vasil Beretit; -Të dhëna të reja për mozaikët e Apolonisë nga dr. Altin Skënderaj; -Disa varre monumentale të Bylisit nga Jamarbër Buzo; – Vazot prej bronzi të dr. Sabina Veseli; -Të dhëna të reja nga Uskana – Maqedoni të dr. Mixhaid Pollozhanit, etj. Po ashtu në Aktet e Kongresit janë botuar studime që lidhen me aspektet e rëndësishme të veprimtarisë kërkimore-shkencore për qendra qytetare në brendësi të territorit, të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në formimin e jetës qytetare dhe të shtetit ilir në periudhën pararomake, por edhe në periudhën e sundimit të Perandorisë Romake.

Një vend me rëndësi në Aktet e Kongresit të sapobotuara e zë studimi dhe kërkimi i realizuar në fushën e Antikitetit të Vonë dhe të Mesjetës i cili ka pasur për objekt jo vetëm për qendrat kryesore mesjetare tradicionale, por është shtrirë në një territor të gjerë që lidhet me studimin e jetës së qyteteve, duke përfshirë aspektet urbane, monumentet kryesore, fortifikimet, objektet e kultit dhe nekropolet. Studime të hollësishme që përfshihen në këtë botim vijnë nga studiues të njohur siç është prof. Guntram Kohn, i cili me mjeshtëri publikon gjetje të rralla të pa analizuara më parë sic janë sarkofagët e periudhë së perandorisë romake; apo prof. Marie-Patricia Raynaud e cila ka përqendruar kërkimet dhe studimet e saj mbi korpusin e mozaikëve.

Shqipëria numëron 20 qytete të periudhës së Antikitetit të vonë, që gjenden të shpërndara nga veriu në jug. Kërkimet e viteve të fundit mbi këtë tematike, jo vetëm kanë afirmuar arritjet e kërkimeve shkencore të mëparshme, por ato po ndihmojnë në sqarimin e çështjeve të origjinës, transformimit, urbanizimit dhe administrimit të qytetit të shekujve IV–VI në Illyricum.

Zgjerimi i kërkimeve dhe studimeve për qytetet e kësaj periudhe janë reflektuar tashmë nga prof. Gëzim Hoxha i cili analizon procesin e trasformimit të qytetit të Lissusit në periudhën e antikitetit të vonë; – nga dr. Elio Hobdarit dhe prof. as Ylli Cerova – qyteti Scampisit në antikitetin e vonë; – nga prof. Afrim Hoti dhe prof. Sara Santorio -studimi mbi transformimin e Dyrrahut nga periudha antike deri ne mesjete; – dr. Oliver Gilkes, me studimin e tij të zbulimeve të reja në prapatokën e Butrintit i cili i shton historisë së zhvillimit të kësaj qendre të dhëna të reja për periudhën e vonë romake dhe bizantine’ si dhe nga një grup autorësh si – prof. as. Kosta Lako, prof. Skënder Mucaj në bashkepunim me Skënder Bushin dhe Suela Xhyherin të cilët analizojnë zhvillimin kulturore dhe religjioz të qytetit të Onhezmit gjatë shek 5-7 mbas Kr.

Një drejtim tjetër i rëndësishëm i publikuar në aktet e Kongresit është studimi i Prof. Neritan Cekës që pasqyron ecurinë, kohën dhe vendin e formimit të shqiptarëve në mesjete; studimi i prof. Luc Buchet i cili për herë të parë na sjell në fushën e antropologjisë evolucionin e popullsisë shqiptare në Veri gjatë periudhës së fundit të antikitetit dhe epokës osmane; si dhe studimin e dr. Elvana Metalla; – Të dhënat e qeramikës mbi regëtinë e Durrësit në shek IX-XIV.

Po ashtu, në fushën e Antikitetit të vonë dhe të Mesjetës, janë realizuar studime me rëndësi mbi fortifikime të shek IV–VI në rrugët strategjike që lidhnin bregdetin Adriatik me Ballkanin Qendror, të pasqyruara nga Fitni Dalipi i cili sqaron funksionin e kështjellave gjatë antikitetit në liqenin e Ohrit (Maqedoni).

*Drejtor i Institutit të Arkeologjisë

Post Views: 57
Previous Post

Bugajski: SHBA­ dhe BE­ t’i bëjnë presion Greqisë që të zgjidhet emri

Next Post

Zbulohet koleksioni me katër përrallat e vjetra shqiptare

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Zbulohet koleksioni me katër përrallat e vjetra shqiptare

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.