Tenderin “Pastrimi i automjeteve” të AKI-së e ka fituar kompania N.N.SH “BOSCH”.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, ky biznes ndodhet në Rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve – ARBK, BOSCH”, aktivitet primar e ka furnizimi me ushqim me porosi për raste, ndërsa aktivitet sekondar e ka mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve
Vlera e përgjithshme e kontratës është 2,500.00 euro.






















