“Vendosa të iknim nga kjo jetë të dy bashkë”. Sokrat Shani kishte firmosur më parë vdekjen e partneres dhe të vetes. Pasi vrau të dashurën e tij, Jonida Çanakun, do të vetëvritej. Këtë e tregon qartë në njërën nga tri letrat që ABC NEWS disponon. Një ditë para se të qëllonte veten me plumb në kokë, në dt 14, që korrespondon me momentin e mbytjes së 29 -vjeçares në Golem, Sokrat Shani shkruan.
“Vendimin e mora sot me 14. 08 2016. Per Joniden qe e desha edhe ne varr. Vendosa te iknim nga kjo jete te dy bashke. Jeta eshte e bukur dhe aq e veshtire. Te gjithe skenen e krimit e kam kryer ne une ne gjendje te rende psikologjike dhe depresioni. Sokrat . V Shani. 14. 08.2016 .” (Letra më sipër)
Ne letrën e dytë, biznesmeni 65 -vjeçar kujdeset të tregojë ku ndodhej trupi i pajetë i Jonidës. Shenon adresën në pallatin e motrës së tij në Golem.

Kurse mbylljen ai e bën në letrën e tretë. Aty shënon adresën e shtëpisë dhe sipër saj vendos çelësat e banesës së të motrës.

Shani ishte kujdesur deri në detaj para se të vetëvritej. Tri letrat tregojnë kemnguljen e tij që kufoma të gjendej nga policia. Çifti kishte lidhje prej më shumë se tre vjetesh dhe burri kishte vendosur të martohej me vajzën 29 – vjeçare, e cila duket se nuk ka qenë dakord.
Pasi e ka vrarë, ai është kujdesur që të kryejë të gjitha ritualet mortore. I ka lidhur këmbët dhe fytyrën. Fillimisht u fol se këto shenja tregonin se ai e kishte dhunuar, por ky version hidhet poshtë.























