Dy personat janë arrestuar për falsifikimin e dokumenteve greke, sllovene dhe sllovake. Një serb dhe një boshnjak vepronin në dy bare në Shtutgart. Tregtia me dokumente të falsifikuara është padyshim një biznes fitimprurës, përcjell albinfo.ch.
Por, dokumentet false i janë gjetur kryesisht shqiptarëve dhe boshnjakëve të cilët ishin në gjendje të punojnë në mënyrë të paligjshme në ndërtimtari.
Kundër këtyre dy personave është ngritur akuza. Gjatë kontrollit oficerët gjithashtu kanë gjetur një shqiptar të Kosovës, i cili ishte i kërkuar nga policia.
Hetimi gjithashtu ka treguar se droga është shtirur në ato dy bare.






















