Anjeza Husha u arrestua pas denoncimit se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve të kopshtit.
Sipas prokurorisë ajo ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të paktën tre fëmijëve, duke shkaktuar probleme fizike dhe psikologjike tek të miturit. Gjatë gjykimit ajo shfaqi pendesë dhe i pranoi akuzat.























