Policia e Vlorës ka zbuluar 13 parcela me kanabis në dy fshatra dhe i ka djegur mbi 16.500 bimët narkotike të mbjella.
Bimët u gjetën të mbjella në fshatrat Tërbaç dhe Bolenë, të kultivuara në sipërfaqe toke pa pronar të ndara në 13 parcela në total.
Tashmë po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.















