Kanadaja duket e nuk ka të ndalur teksa ka vendosur sërish sanksione të mëtejshme në lidhje me dezinformimin rus, raportoi Reuters.
Konfirmohet se Ministria e Jashtme kanadeze sqaroi se po vendos sanksione ndaj 34 individëve dhe një entiteti që thotë se janë bashkëpunëtorë në shpërndarjen e dezinformatave dhe propagandës ruse.
“Ndërsa numri i abuzimeve ruse të të drejtave të njeriut vazhdon të rritet, Kanadaja po merr masa për të kundërshtuar propagandën që përpiqet t’i justifikojë ato,” tha në një deklaratë Ministrja e Jashtme kanadeze Melanie Joly.



















