“Unë e kam marrë deklaratën me të vetmin qëllim se e dija se maqedonasit, do t’i vrasin disa nga grupi. Ai më deklaron se Mirsadi, Begu dhe të tjerët janë dorëzuar dhe pas disa ditëve, dalin se janë vrarë. Unë në fshatin Letënic të komunës së Vitisë, ai ka qenë i strehuar. Më është dashur dy ditë e kam intervistuar asgjë nuk kam përfituar nga kjo por kam dashur t’i tregoj opinionit se Ali Ahmeti, ka hy dorëzan nëpërmjet forcave maqedonase, janë dorëzuar gjallë që nëse vriten këto djem të jep llogari dikush, ky ishte qëllimi jem”, tha Xhezair Shaqiri, ish deputet.
Në gjykatë Osmani ka kërkuar që si dëshmitarë të dalin edhe politikanë si: Ali Ahmeti, Artan Grubi, Ejup Halili, Musa Xhaferi, Zemri Qamili, Arif Hasani, Shenasi Memedi, Nimetulla Abdullai, Sadulla Duraku, Sasho Mijallkovi, Mitko Çavkovi, Gordana Jankuloska, Stojançe Angellov dhe Besim Behari.
https://www.youtube.com/watch?v=5avzO-IEx2I?feature=oembed&w=640&h=360























