Sipas tij, “mbrojtja jonë e ngushtë, mbron të afërmit tanë dhe njerëzit tanë nga terrorizmi, ne mbrojmë dhuratën e shenjtë të jetës që terroristët po e sulmojnë drejtpërdrejt”, transmeton lajmi.net.
“Fjalët e mia nuk duhet të vendosen në një kontekst politik, por jam thellësisht i bindur se pjesëmarrja e popullit dhe shtetit në veprime specifike ushtarake duhet të kuptohet”, tha kreu i kishës ruse.
Ai rikujton, se luftën e shenjtë e ka quajtur luftën kundër nazizmit.
Ai shpjegoi, se lufta kundër nazizmit ishte një luftë e shenjtë, sepse njerëzit kanë duke luftuar për ekzistencën e tyre, pavarësinë e tyre, mënyrën e tyre të jetës dhe të ardhmen e tyre.
“Në këtë kuptim, lufta e sotme kundër terrorizmit duhet të sqarohet, ajo nuk është vetëm çështje e Rusisë, por e të gjithë vendeve. Ne duhet të bashkohemi për të mposhtur këtë të keqe, dhe për këtë arsye e thirra luftë të shenjtë”, tha Patriarku Kirill, raporton “Sputnik”.






















