“Dolce Vita” është përplot xhandarë serbë dhe njerëz të panjohur nga Beogradi
Bekim Salihu
Prishtinë 22 qershor 2014-Rreth 100 pjesëtarë të xhandarmerisë serbe kanë hyrë mbrëmë nga Serbia në veri të territorit të Republikës së Kosovës.
Lajmin e bënë të ditur burime të agjencisë së lajmeve “Kosovapress” më Prishtinë, kryeqendra e Kosovës.
Ndërkohë KFOR-i ka bllokuar tërësisht Urën e Ibrit, nga ana Jugore në drejtim të veriut.
Sipas këtyre burimeve, këta pjesëtarë të xhandarmerisë serbe, duke përshirë këtu edhe struktura tjera dhe njerëz të krimit, që janë nën urdhrat e bosit të “nëntokës” Zvonko Veselinovic, e që janë mobilizuar të dielën dhe do të jenë në gatishmëri afër urës së Ibrit prej orës 15:00 e deri në kohë të pacaktuar.
Ata do të jenë në prapaskenë, përkatësisht afër kafeterisë “Dolce Vita” dhe “Bagat”-it, dhe do të reagojnë menjëherë nëse paraqitet nevoja, ndërsa pranë urës do të jenë forca të shtuara të Policisë së Kosovës të stacionit veri.
Burimet kanë bërë të ditur se njëri nga strukturat udhëheqëse të Policisë së Kosovës në veri, ka urdhëruar po ashtu mobilizimin e policëve shtesë edhe nga komunat tjera veriore gjatë kësaj kohe pranë urës.
“Dolce Vita” është përplot xhandarë serbë dhe njerëz të panjohur nga Beogradi.
Janë urdhëruar të angazhohen edhe nga 15 policë shtesë veç veriut të Mitrovicës, edhe nga Albaniku (ish-Leposaviqi), Zveçani dhe Zubin Potoku, me të gjitha pajisjet e duhura.
Po ashtu është urdhëruar po ashtu që nga e shtuna pasdite, gjatë secilit pranim-dorëzim të ndërrimit të numërohen xhardinierët dhe pishat në “Parkun e Paqes”, kanë thënë burimet.














