Autombulancat transportuan të plagosur nga të dyja palët. Protestuesit kanë moton ”S’duam park, duam urë”
Dy shpërthime të fuqishme të njëpasnjëshme, janë dëgjuar para pak çastesh, si pasojë e shpërthimit të njërit nga automjetet e djegura. Gazetarët që ndodhen në vendin e ngjarjes raportojnë që e tërë hapësira përreth deri në shumë metra është e pamundur të shihet nga gazi lotsjellës dhe tymi nga automjetet e djegura. Edhe një kombibus i policisë së Kosovës i është vene flaka. Policia e Kosovës ka arritur që protestuesit t’i largojë nga ura përafërsisht deri në 300 metra. Autombulancat transportuan të plagosur nga të dyja palët. Protestuesit kanë moton ”S’duam park, duam urë” Një numër protestuesit nuk po shpërndahen, kohe pas kohe policia po ndërhyn për shpërndarjen e tyre, ndërsa protestuesit po hedhin gur dhe mjete te tjera ndaj policisë.













