Xhamajka mohon njohjen e Kosovës: Lajmi nuk është i vërtetë!
Ministrja e punëve të Jashtme të Xhamajkës e ka mohuar se vendi i saj ka njohur Kosovën. Në një postim ne Twitter, duke shpërndarë deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili e falenderonte Xhamajkën për njohje, Kamina J Smith shkruan se vendi i saj, në fakt, nuk e ka njohur Kosovën.
“Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”, ka shkruar ajo. Mbrëmjen e një dite më parë, lajmin për këtë njohje e dha presidenti Hashim Thaçi. Ai nënvizonte se mes të tjerash, njohja e parë në dy vjet ishte dhe rrjedhojë e kontributit të madh të kongresmenit amerikan Eliot Engel. “Lajm i mrekullueshëm! Sapo u njoftova nga ambasadorja Vlora Çitaku se Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran e të pavarur. E di se ky është një rezultat i punës së madhe dhe lobimeve për vite me radhë, përfshirë edhe Eliot Engelin. Punë e mirë.



















