Pa marrë parasysh veprimet e Ivanovit, i cili deri më tani ka pasur qasje refuzuese ndaj shumicës së LSDM-s dhe partive shqiptare, Xhaferi është zotuar se t’i shfrytëzojë kompetencat e tij si kryetar që të vazhdojë procedurat parlamentare konform përcaktimeve kushtetuese.
Këto komente kryeparlamenari Xhaferi i ka bërë në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, pak orë pasi iu dorëzuan çelësat e kabinetit të kryetarit.
Xhaferi, nga kabineti i tij, ka folur edhe për ditën kritike të 27 prillit. Ai ka thënë se do të merren në përgjegjësi ata që shkaktuan dhunë në parlament, duke përfshirë edhe deputetët që u dolën në krah protestuesve të dhunshëm.
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë e ka komentuar edhe mungesën në Kuvend të Ali Ahmetit. Sipas tij, nëse Ahmeti do të ishte në seancë pasojat e dhunës do të ishin më të mëdha dhe dhuna mund të bartej edhe jashtë parlamentit dhe mund të shndërrohej në konfrontim ndëretnik.























