Se ku dhe sa është e shprehur kjo dukuri Ahmeti tha për RTK-në: “Në krejt botën është shumë e përhapur kjo dukuri e edhe tek ne, në Kosovë, kjo është një fenomen që donë shumë përkushtim dhe shumë vetëdijesim që të parandalohet. Fatkeqësisht këtu në Kosovë nëpër shkollat tona siç edhe dihet ka mungesë shumë të psikologeve dhe pikërisht është psikologu ai që mund ta parandaloi dhe të ndihmoi sjellje të dëmshme në këto raste”.
Si mund të dallojmë ndonjë fëmijë që ka probleme të tilla?
“Ata janë fëmijë me të tërhequr nga natyra janë fëmijë me pak social nuk komunikojnë shumë me të tjerët, është presioni që ushtrohet ndaj tyre dhe i bën ata më të mbyllur dhe më të tërhequr në vetvete”, tha Ahmeti.
Ndërsa krejt në fund psikologja Ahmeti pati edhe disa këshilla për prindërit që mos ti thërrasin fëmijët e tyre në emër ofendues, sepse ia ulë vetëbesimin ia ulë vlerën dhe ai edhe në vendet e tjera ndjehet i tillë.






















