Ministri i Transporteve i Shqipërisë, Edmond Haxhiansto, ka lënë të kuptohet se edhe Aeroporti i Kukësit mund të jepet me koncension, kurse koncensionari i ri për aeroportet në Shqipëri mund të jetë kompania hungarezet “Wizz Air”.
Hapja e Aeroportit të Kukësit është konsideruar si një domosdoshmëri, e cila do të pasohet me ardhjen e kompanive të fluturimeve “Low Cost” (me çmime të ulëta) pasi ato që operojnë në Aeroportin e Rinasit janë kompani ‘Premium” dhe operojnë me çmimet më të larta të biletave në rajon, shkruan sot Koha Ditore.
Ardhja në Shqipëri e kompanive “Low Cost” sigurisht që do të ushtrojë një presion për ulje të çmimit të biletave për kompanitë “Premium” që operojnë në Rinas.
Aeroporti i Kukësit ka ngjallur interesin e kompanive evropiane “Low Cost”.
















