Gjykata e Lartë ka refuzuar lirimin nga burgu të ish-ministrit Spiro Ksera i cili akuzohetpër shpërdorim detyre dhe vjedhjen e 30 mln lekëve.
Spiro Ksera do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve . Ish-ministri kërkoi rekurs më 9 mars të vitit 2016 me të cilin kërkoi lirimin e tij nga burgu ndërkohë që Gjykata nuk e mori parasysh kërkesën e tij dhe la sërish në burg Spiro Kserën i cili abuzoi gjithahstu edhe me 8 aktivitetet për ditën ndërkombëtarë të romëve
Bashkë me Kserën u arrestuan edhe disa vartës të tij në kohën kur ishte ministër
Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale e drejtuar nga Spiro Ksera kryente pagesat për aktivitetet e zhvilluara pa i justifikuar me fatura, madje dhe duke dhënë si provë vente të zhvilluara në vende të tjera nga ajo që ishte përcaktuar. Nën këtë akuzë Prokuroria e Përgjithshme ka ndaluar ish-ministrin Ksera i akuzuar për përfshirjen në vjedhje për 30 milionë lekë. Burimet kanë bërë të ditur se mungesa e faturave dhe e zhvillimit të eventeve është parë në të paktën dy raste. Shqiptarja.com















