“Koscielny është lider për shkakun se është kapiteni, por Mustafi duket se po e merr lidershipin. Ajo që është e habitshme është se sa shpejt ai është integruar në ekip, dhe së bashku kanë formuar një dyshe që punon mirë së bashku”, deklaroi Wenger për faqen zyrtare të Arsenalit.
“Mustafi është një lojtar shumë i fokusuar. Në këtë pozitë ai është një gjerman tipik. Ai dëshiron që punën ta bëjë mirë, është shumë i zëshëm në dhomën e zhveshjes”.
“Ai nuk është një djalë i qetë. Ai flet atë që e mendon dhe komunikon shumë.
“Ai ka potencial të bëhet një mbrojtës i madh për Arsenalin, në këto momente shumë interesante”, shton francezi.
























