• Latest
  • Trending
  • All

VV: Williamsoni nuk paraqiti fakte juridik, por deklaratë politike

30/05/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

VV: Williamsoni nuk paraqiti fakte juridik, por deklaratë politike

30/05/2016
in Lajme

Deklarata e sotme e z.Williamson (i cili vetë thotë se disi po i ngutet që të vie 23 gushti dhe ta dorëzojë detyrën te ndonjë pasardhës) ka shumë elemente të qëndrimeve politike paragjykuese por edhe kontradikta logjike të brendshme. deklaratë nuk specifikohet konkretisht koha kur janë kryer këto krime dhe në mënyrë ekskluzive territori ku janë kryer ato. Për z.Williamson është e rëndësishme të përmenden vetëm etnitë që kanë pësuar. Mirëpo, për një proces gjyqësor është tejet e rëndësishme që të konstatohet koha dhe vendi i kryerjes së veprimit penal, ngase nga ky element përbëhet baza ligjore e ndjekjes penale’’ thuhet mes tjerash në kumtesën e VV shpërndarë medieve

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një kumtese ka reaguar ndaj raportit të kryeprokurorit të Task Forcës së EULEX-it, Clint Williamson, i cili ka hetuar akuzat e publikuara nga ish-senatori zviceran Dick Marty. Sipas Lëvizjes, gjithçka është “një raport hetues i një deklarate politike”.
“Kryeprokurori i Task Forcës Hetimore Speciale (TFHS), z.Clint Williamson, sot publikoi një deklaratë për punën e tij gati trevjeçare që u bazua në pretendimet e raportit të Raportuesit të Këshillit të Evropës, z.Dick Marty. Nga një ekip i gjerë i kryesuar nga z.Williamson që punoi kaq gjatë ndërkohë që shpenzoi kushedi sa shumë mjete të Bashkimit Evropian, doli një deklaratë shtatë faqëshe dhe jo një raport. Kjo deklaratë jo vetëm që është tepër pak kur krahasohet me resurset e poseduara dhe zhurmën e ngritur paraprakisht, por ajo është edhe e dobët për nga cilësia e përmbajtjes dhe substancës së saj.
Për të qenë edhe më keq se kaq, deklarata e sotme e z.Williamson (i cili vetë thotë se disi po i ngutet që të vie 23 gushti dhe ta dorëzojë detyrën te ndonjë pasardhës) ka shumë elemente të qëndrimeve politike paragjykuese por edhe kontradikta logjike të brendshme. Së pari, përmes kësaj deklarate, vetë z.Williamson e pranon se bëhet fjalë për një situatë të paprecedent në drejtësinë ndërkombëtare ku themelimi dhe funksionimi i zyrës së prokurorit special bëhen pa pasur gjykatë ku paditë eventuale do të adresoheshin. Ndërkohë, nuk dihet ende se si tërësisht e saktësisht do të duket ajo Gjykatë e Veçantë e cila, siç dihet, nën trysni të jashtëzakonshme mbi deputetët, u ratifikua në Kuvendin e Kosovës me 23 prill 2014 porsi një çek blanko.
Së dyti, në deklaratë nuk specifikohet konkretisht koha kur janë kryer këto krime dhe në mënyrë ekskluzive territori ku janë kryer ato. Për z.Williamson është e rëndësishme të përmenden vetëm etnitë që kanë pësuar. Mirëpo, për një proces gjyqësor është tejet e rëndësishme që të konstatohet koha dhe vendi i kryerjes së veprimit penal, ngase nga ky element përbëhet baza ligjore e ndjekjes penale. Kështu, në njërën anë thuhet që mandati i TFHS konsiston te krimet e pasluftës (shih faqe 4) për ta komplementuar Tribunalin e Hagës, por, në anën tjetër, deklarata i referohet edhe krimeve të luftës gjatë viteve 1998-1999 për të cilat akuzon ‘elemente të UÇK-së’!
Së treti, nuk përmendet baza ligjore mbi të cilën TFHS i ka kryer këto hetime paragjyqësore dhe në mjegull e sipër është duke u konspiruar baza juridike e Gjykatës së Veçantë. Ashtu siç e kemi thënë më parë, kjo gjykatë do të ketë statutin e saj dhe se të gjitha procedurat do të zhvillohen konform këtij statuti pa u aplikuar dispozitat procedurale të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. Kjo e përjashton Gjykatën e Veçantë nga kontrolli kushtetues i Kosovës, duke pasur parasysh se, fatkeqësisht, Kosova e ka dhënë pëlqimin për këtë me votimin e Kuvendit për heqje dorë të një pjese të sovranitetit.
Së katërti, përderisa thuhet që hetimi dhe akuzat që dalin prej tij nuk janë drejtuar ndaj UÇK-së por ndaj individëve, pse duhet theksuar vazhdimisht që ata janë ish pjesëtarë të UÇK-së? Pse të mos quhen, thjesht, individë të dyshimtë? Ata mund të kenë qenë edhe anëtarë të shumë subjekteve e organizatave e klubeve të ndryshme por gjithsesi qëllimisht potencohet (vetëm) UÇK-ja si përkatësi e tyre. Për më tepër, teksa paragjykohet motivi i sigurt kur thuhet që krimet janë kryer për të fituar fuqi politike dhe pasurim personal, kjo nuk trajtohet si vepër e krimit ordiner, dhe njëkohësisht nuk shpjegohet se si kjo arrihet duke shënjestruar pakicat.
Së pesti, kjo deklaratë ka gjuhë të vagullt dhe profesionalisht të papërgjegjshme e cila sillet rreth të gjeturave që s’janë (ende) dëshmi Për të ashtuquajturin trafikim të organeve edhe arsyetohet Dick Marty edhe pranohet se nuk ka dëshmi pas gati tre vjet hetimesh të përsëritura! Qartazi, z.Williamson është autor i një teme që e kupton se temë është vetë autori: ai orvatet ta shpëtojë edhe fytyrën e TFHS edhe atë të Dick Martyt. Mirëpo, përkundër kësaj, gjuha e z.Williamson është shumë e ashpër kur ai kategorizon krimet duke folur për ‘krime të luftës’ dhe ‘spastrim etnik’. Me dëshmi objektive të zbehta s’janë aspak korrekte këso pretendimesh subjektive të forta.
Së gjashti, z.Williamson bën konstatimin më të rëndë perëndimor për Kosovën të shprehur ndonjëherë përderisa flet për spastrim etnik të pjesës më të madhe të serbëve dhe romëve në jug të lumit Ibër me përjashtim të disa enklavave të shkapërderdhura si rezultat i persekutimit të pakicave nga ana e UÇK-së e që përfshinte vrasje, rrëmbime, zhdukje, burgim ilegal në kampe në Kosovë e Shqipëri, dhunë seksuale, zhvendosje nga shtëpitë e shkatërrime të kishave. Shumica dërrmuese e serbëve të Kosovës, rreth 80% sipas zyrtarit të UNHCR-së Ron Redmond, janë tërhequr bashkë me forcat policore dhe ushtarake të Serbisë në fillim verën e vitit 1999, ndërkaq edhe sot e kësaj dite shumica dërrmuese e serbëve të Kosovës jetojnë pikërisht në jug të lumit Ibër. Sipas Entit Statistikor të Republikës së Serbisë, në vitin 1991, në Kosovë kishte 194.000 serbë ndërkaq sot janë rreth 132.000 serbë. Situata kriminale në veri të Ibrit, ku shqiptarët u shndërruan dhunshëm në pakicë në veri të Mitrovicë përmes dëbimit prej andej në shkurt të vitit 2000 e deri te aktet terroriste vrastare ndaj policit Enver Zymberi dhe qytetarit Selver Haradinaj, nuk mund të arsyetohen me këtë tezë të paqëndrueshme të z.Williamson.
Së shtati, kjo deklaratë aspiron njëfarë balance të kriminelëve sipas palëve dhe angazhohet të krijojë përshtypjen e gabueshme që Tribunali i Hagës gjykonte serbët për luftën, ndërkaq tash Gjykata e Veçantë do të gjykojë shqiptarët për pasluftën. Në Tribunalin e Hagës, për luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë, ka pasur periudha kohore kur kishte më shumë shqiptarë të UÇK-së në burg sesa serbë. Së teti, në Përmbyllje thuhet që ‘disa, për ta mbrojtur vetveten, janë përpjekur ta portretizojnë këtë hetim si një sulm mbi betejën e Kosovës për liri ose mbi UÇK-në si organizatë’. Kësisoj, z.Williamson orvatet që të gjithë kritikuesit t’i diskreditojë ose t’i bëjë të dyshimtë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Së nënti, z.Williamson e ndjen që ka marrë anë në këtë hetim andaj detyrohet të rrëfejë qysh ka mbikëqyrur hetimet e Tribunalit të Hagës për krimet serbe (siç i quan ai), në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, duke u bërë bashkautor i aktakuzës fillestare ndaj Slobodan Milosheviqit, pastaj qysh ka biseduar me orë të tëra me viktimat dhe familjet e të pagjeturve e të vrarëve në verën e vitit 1999 etj.
Kjo deklaratë e përgjithshme, e shpërqendruar dhe me ngjyrime politike, në pritje të raportit dhe më tutje në pritje të gjykatës ku do të adresoheshin aktakuzat e mundshme, ka për funksion e pasojë disiplinimin e mëtutjeshëm të ish pjesëtarëve të UÇK-së që kanë pozita të larta në institucionet e Kosovës. Hetuesit e prokurorët ndërkombëtarë në Kosovë e rrotull saj edhe më tej preferojnë që ta godasin konjukturën udhëheqëse politike në Kosovë për krime të luftës (pra, disi për atë çfarë i bënë Serbisë gjatë një viti) dhe jo për krimet e korrupsionit (pra, për atë çfarë iu bënë qytetarëve të Kosovës tash e 15 vjet). As për krimet e luftës në Kosovë dhe as për krimet e paqes, drejtësia nuk na vjen duke pritur nga institucionet ndërkombëtare por duke u angazhuar për gjykata të drejta dhe prokurori aktive vendore të cilat fillimisht duhen çliruar nga ky ekzekutiv i kapur.
Në Serbi u dorëzuan te drejtësia ndërkombëtare krerët e pushtetit politik dhe gjeneralët e luftës për të shpëtuar shumësinë e dhjetëra mijëra kriminelëve serbë të luftës që bënë krime në katër luftërat në ish Jugosllavi gjatë viteve të ’90-ta. Në Kosovë po bëhet dorëzimi i gjithsecilit luftëtar çlirimtar e madje edhe vetë aspektet thelbësore të shtetësisë së Kosovës vetëm dhe vetëm që të mbrohen disa udhëheqës shqiptar të luftës e të paqes, të cilët ndërkohë që vazhdojnë pasurimin në paqe, nuk duan të marrin përgjegjësinë për luftën.
UÇK-ja dikur e mbronte Kosovën, por shteti i kapur i Kosovës sot nuk e mbron dot UÇK-në. Së fundmi, në intervistën për Euronews të datës 13 shkurt 2014, kryeministri në ikje, Hashim Thaçi, në pyetjen nëse ka vrarë ose urdhëruar vrasje gjatë luftës u përgjigj se ai ka qenë larg fronteve të luftës (sic.), ndërkaq në reagimin e sotshëm të Qeverisë në ikje pas deklaratës së z.Williamson, ai shprehte ashtu kot përkushtimin për ‘procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë’. Gjithçka e qartë, apo jo?” (sic.), thuhet në kumtesë e VV-së.

Tags: deklarata politikeDick Martyedi ramafakte juridikHashim Thaçiish JugosllaviKryeprokurori i Task Forcës Hetimore Specialelegal factsnationalist partyparti nacionalistepatriotpolitical statementsRaportuesit i Këshillit të EvropësRapporteur of the Council of Europethe former Yugoslaviathe Head of the Special Investigative Task Force
Previous Post

MË MIRË KOMPROMIS ME OPOZITËN, SE PAZAR ME “QOKATARËT E DITËLINDJEVE”

Next Post

Lunacek: UÇK-ja luftoi kundër Millosheviqit dhe për pavarësinë e Kosovës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Lunacek: UÇK-ja luftoi kundër Millosheviqit dhe për pavarësinë e Kosovës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.