Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka thënë se raporti i Clint Williamsonit për tregti me organe njerëzore do të mundësojë zbardhjen e përgjegjësisë.
Lunacek ka apeluar te Bashkimi Evropian që sa më parë të formohet gjykata e cila do të merret me pohimet dhe do të ngritë aktakuza kundër individëve përgjegjës.
“Aktakuzat për krimet e dyshuara kundër njerëzimit që kanë kryer luftetarët e lartë të UÇK-së me vite të tëra po i rëndojnë raportet ndërfqinjësore në rajon”, ka thënë Lunacek.
Ajo ka shprehur kënaqësinë qe raporti i Williamsonit tash ofron mundësi për zbardhjen e përgjegjësisë.
Lunacek ka theksuar se është mirë që në raport nuk flitet për akuza kundër tërë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ka luftuar kundër dhunës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe për pavarësinë e Kosovës.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















