Në komunikatën e VV-së, thuhet se edhe pse për këtë rast nuk ka shumë informacion nuk ka motiv qëe arsyeton këtë sulm.
Kjo parti ka thënë se aktet e tilla nuk i bëjnë mirë asnjë kauze, por ka ftuar të gjithë ata që janë kundër situatës aktuale politike në vend që të bashkohen në protestat paqësore.
“Lëvizja Vetëvendosje dënon sulmin e mbrëmshëm ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe i bënë thirrje organeve të sigurisë që të merren seriozisht me zbardhjen e këtij rasti”.
“Megjithëse janë dhënë shumë pak informacione rreth rastit, ne konsiderojmë që nuk mund të këtë motiv që do të justifikonte aktet e tilla”, shkruan në reagim.
“Aktet e tilla të papranueshme nuk i bëjnë mirë kurrfarë kauze. Ne ftojmë këdo që është kundër rrjedhave politike të vendit tonë të bashkohet në protestat paqësore, qytetare dhe publike sepse vetëm përmes aktiviteteve të tilla do të mund ta ndryshojmë gjendjen në Kosovë”, thuhet në komunikatë.






















