Sipas Policisë, i plagosuri ka kërkuar trajtim mjekësor në Urgjencën e Spitalit në Prizren. Më pas i dyshuari i këtij rasti është vetë dorëzuar në polici dhe për tu deklaruar rreth ngjarjes. Policia më këtë rast ka sekuestruar një pistoletë e llojit “Sing Sauer” 9X19mm. Me 46 fishekë.
Ndërkaq, hetues policorë dhe krim teknikët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetime.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon të qytetarët që të tregojnë vetëpërmbajtje në përdorimin e armëve në ahengje familjare, në të kundërtën do të përballen me pasoja që i parasheh ligji.






















