Edhe nesër do të mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë duke kërkuar shkarkimine ministrit Aleksandër Jabllanoviçit dhe në mbrojtje të Trepçës. Në një konferencë për media, VV ka njoftuar se nesër në orën 12:00 do të ketë sërish protestë.
Lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët që t’i bashkëngjiten kësaj protest.
Deputetët e VV-së në fjalimet e tyre në seancën e Kuvendit ia kanë rikujtuar kryeministrit Isa Mustafa ultimatumin që ata i kanë dhënë të shtunën përshkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoviç.
Por kryeministri nuk e ka shkarkuar ministrin serb ndërkohë që në mbledhjen e Qeverisë as që është diskutuar për këtë çështje.















