Gjykata e Korçës ka shpallur të pafajshëm Petrit Xhelollarin. Ai u akuzua nga Prokuroria se ka kërcënuar me jetë kryetarin e Bashkisë, Sotiraq Filo.
Gjykata vlerësoi se akuzat e ngritura nga Prokuroria nuk vërtetoheshin. Më herët,Gjykata e Korçës kishte vendosur masën “detyrim paraqitje” për Xhelollarin.
















