Është vula e Klubit sportiv te tenisit, ne përbërje te Institucionit Herbert, te organizuar ne Tirane. Nga mbrapa ka vitin 1920, inicialet e prodhuesit ne Tirane, si edhe një shkrim disi te prishur. Vula është prej gome.
Ne atë kohe vulat prodhoheshin me lateks gome, te marre nga pema e kauçukut, butadien është përbërja kimike. Me kohe ka pësuar një deformim mekanik, i cili kërkon nje pune restaurimi, qe do te zgjasë ne kohe.
Vula eshte ne ruajtje ne sistemin e muzeumeve te Shqipërisë, ku duhet te jete dorëzuar ne vitin 1946.
Lidhur me historinë, për te cilën ka hapësira për te kërkuar me shume, po i drejtohem asaj çfare ka botuar Z. Auron Tare më 15 mars 2008.
“Ne kete rast do te veçoja Aubrey HERBERT, një aristokrat anglez, oficer i Shërbimit Inteligjent Ushtarak me qendër ne Kajro. Herbert, djali i dyte i Erlit IV Carnavon, ( vellai i tij Lordi Carnavon ishte zbuluesi i famshëm i varrit te faraonit egjiptian Tutenkhamun), vinte nga një familje shume e pasur dhe kishte eksperience ne Lindjen e Mesme. Fliste disa gjuhe përfshirë këtu arabishten por dhe shqipen. Herbert u angazhua shume ne fatin e Shqipërisë para dhe pas Luftës së Parë Botërore dhe dosja e tij ka një sere raportesh interesante mbi gjendjen e Shqipërisë para viteve 1920..”
Dhe nga korrespondenca: “Ledi Carnavon krijoi ne kujtim te te birit institucionin Herberet. Ne shtypin e kohës konfirmohet se institucioni dhe biblioteka qe hapi Ledi Carnavon kishte edhe një fushe tenisi, qe ishte përfshirë ne sipërfaqen e këtij institucioni…”. Koloneli Herbert ishte i biri i Ledi Carnavon.


















