Në vendin e parë është portugezi, Antonio Guteresh, i cili ka 46 vota pozitive, shtatë negative dhe shtatë neutrale.
“Kjo renditje e Jeremiqit mund të vlerësohet shumë e suksesshme, që nuk ishte e pritshme, duke pas parasysh që ai vjen nga një shtet që nuk ka ndikim dhe se vonë është përfshirë në fushatë”, kanë thënë burime brenda OKB-së.
Këto burime thonë se Jeremiq, përveç Gutereshit, i vetmi kandidat i cili ka pasur shumë lëvizje gjatë raundeve të votimit.























