Mirëpo këto shifra tregojnë qartë se rroga në Maqedoni nuk po ndryshon edhe përsakj shtrenjtimeve të mëdha për jetë. Kështu ka deklaruar konsultanti ekonomik Goran Rafajllovski për radion Evropa e Lirë.
“Ju faktikisht keni rritje të rrogës për vetëm 2 mijë denarë, mirëpo kur i shikoni harxhimet për jetë, do të vëreni se rroga nuk është rritur. Kjo nënkupton se edhe ekonomia nuk ka lëvizur. Kur do të shikoni trendin e rritjes gjatë viteve të kaluara dhe kur do ti shikoni rrjedhat bazore të inflacionit, ju do të vëreni se rritja është e njejtë me rrogat”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, në Maqedoni gati 80% e të të punësuarve ju mbetet vetëm si ëndërr rritja e rrogës mujore. Një analizë e “Fajnanns Tink”, tregon se vetëm një nga 12 të punësuarit ka rrogë më të madhe se 25 mijë denarë, çdo i nënti i punësuar ka rrogë prej 20 deri 25 mijë denarë, ndërsa 48% e të punësuarve marrin rrogë më pakse 12 mijë denarë në muaj, ndërsa 38% e të punësuarve në Maqedoni marrin rrogë mes 12 dhe 20 mijë denarë.






















