“Mali i Zi dhe Kosova me nënshkrimin e marrëveshjes e kanë marrë për obligim që të ratifikohet në Kuvend. Kjo marrëveshje është përshëndetur edhe nga Presidenti Obama dhe është quajtur si historike”.
Ai po ashtu ka shtuar se nuk ka asgjë gabim në këtë marrëveshje por në rast se identifikohet diçka, ekziston mundësia për përmirësimin e saj.
“Nëse deputetët e votojnë këtë marrëveshje dhe e ratifikojnë, do të jetë një marrëveshje shumë korrekte”.






















